Reshjet e dendura të borës ishin një atraksion për shumë qytetarë në Tiranë që nuk e shihnin këtë fenomen prej vitesh. Por bora solli edhe probleme të shumta në qarkullim.
Në kryeqytet mbrëmjen e së mërkurës ndodhën disa aksidente edhe pse fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Në aksin Vorë-Fushë-Krujë ndodhi një aksident masiv si paosjë e rrëshqitjes. 4 kamionë, një furgon dhe një autoveturë u përfshinë në aksident por fatmirësisht nuk pati të lënduar./a.m.