• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Bllokohen 8 makina luksoze e 39 palë targa. Policia godet shoferët “e fortë” në Tiranë

by Java News
09/02/2022 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranë ka ndërmarrë së fundmi një aksion për të ndëshkuar shoferët problematikë që lëvizin nëpër rrugët e kryeqytetit.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës, godet 4 raste të tentativës për  mitdhënie nga ana e drejtuesve të automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

Brenda javës shkon në 9 numri i rasteve të goditura nga Policia Rrugore e Tiranës, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore  arrestuan në flagrancë shtetasin D. F., 35 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është kapur duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, dhe për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.

Po gjatë kontrolleve parandaluese, përgjatë 24 orëve të fundit  janë kapur në flagrancë dhe proceduar penalisht shtetasit E. S., 19 vjeç, H. Ll., 60 vjeç dhe N. K., 39 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi shtetasi E. S., u konstatua nga shërbimet e Policisë pa rrip sigurimi, ndërsa H. Ll., dhe N. K., janë kapur duke përdorur aparatet celularë gjatë drejtimit të automjeteve, dhe për mosvendosjen e masës administrative, këta drejtues mjetesh, i kanë ofruar para punonjësve të Policisë.

Ndërkohë vijojnë kontrollet intensive për bllokimin e automjeteve që qarkullojnë me targa të huaja që u ka përfunduar afati apo që nuk i përkasin të njëtit mjet, dhe në këtë kuadër,  përgjatë 48 orëve të fundit, janë bllokuar 39 palë targa të huaja dhe shqiptare.

Janë bllokuar 8 automjete luksi me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar strukturave të tjera policore, për verifikime të mëtejshme.

Gjithashtu vijojnë kontrollet e dedikuara për evidentimin, kapjen dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që kryejnë parakalime të gabuara, gara shpejtësie e shpejtësi mbi normat e lejuara, dhe në këtë kuadër, përgjatë 48 orëve të fundit janë vendosur 105 masa administrative për parakalime të gabuara, në rrugët urbane e interubane që lidhen me kryeqytetin, janë ndëshkuar 12 drejtues mjetesh për gara shpejtësie, janë pezulluar 46 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë vendosur 234 masa po për shpejtësi tej normave të lejura, por pa sanksionin plotësues, atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

g.kosovari

Next Post
U arratisën nga dritarja e burgut në Kretë, vihet në pranga edhe shqiptari i fundit

U arratisën nga dritarja e burgut në Kretë, vihet në pranga edhe shqiptari i fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In