• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Betohen diplomatët e rinj, këshilla e ministrit Bushati: Dy parimet që duhet të mos i harroni…

by Java News
20/02/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
U zhvillua sot pranë ambjenteve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ceremonia e Aktit të Betimit të gjeneratës së re të diplomatëve e quajtur gjenerata “Ismail Qemali”, ku mori pjesë edhe ministri Ditmir Bushati. Në fjalën e tij përshëndetëse, duke iu uruar suksese në pikënisjen e tyre të punës në Shërbimin e Jashtëm, ministri këshilloi diplomatët e rinj të udhëhiqen nga dy parime gjatë aktivitetit të tyre të mëpasshëm: dashuria për atdheun dhe rritja profesionale.
“Është e rëndësishme që në thelb të punës suaj si diplomatë të keni dashurinë për atdheun. Jetojmë në kohë të pasigurta, kur tundet flamuri i nacionalizmit, por dashuria për atdheun, duhet të ndërthuret me dashurinë për detyrën, shumëfishimin e dijeve tuaja në praktikë. Kështu do të kemi një pozicionim më të mirë në Shërbimin tonë të Jashtëm”, u shpreh ministri.

Mentori i gjeneratës së vitit 2017 është prof.dr. Fatos Tarifa, ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili vlerësoi faktin që iu dha mundësia të drejtojë gjeneratën “Ismail Qemali”, nisjen e karrierës së diplomatëve të rinj në Shërbimin e Jashtëm, çka e konsideroi vokacionin e vërtetë të jetës së tyre profesionale.

Ceremonia e betimit të diplomatëve të rinj, tashmë po bëhet një traditë për diplomacinë shqiptare. Gjenerata e parë e diplomatëve të rinj, ishte ajo e vitit 2015 që u quajt gjenerata “Urdhëri i Skënderbeut”, më pas gjenerata e vitit 2016, e cila u quajt gjenerata “Rauf Fico”, për të vijuar me gjeneratën e vitit 2017 që mban emrin e Ismail Qemalit.

Diplomatët e rinj bënë betimin para Kushtetutës dhe flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar. Në ceremoni morën pjesë punonjës të MEPJ-së, të ftuar dhe familjarë të të diplomatëve që kryen Aktin e Betimit.” /ma.me

Next Post
Arrestimet e sotme në Rrogozhinë, çfarë tha Xhafaj 1 javë më parë

Arrestimet e sotme në Rrogozhinë, çfarë tha Xhafaj 1 javë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com