• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Berisha merr autorësinë e ‘Gërdecit’: Mediu zbatoi me përpikmëri porositë e mia! Tani po tërhiqet pasi ish ministri po shkon drejt burgut

by Java News
28/01/2023 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rreth 1 vit hetime, SPAK ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit. Këto ditë, SPAK do të referojë në Gjykatën e Posaçme dosjen penale në ngarkim të Fatmir Mediut, i cili akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, sipas Kodi Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Fillimisht dosja do të verifikohet nga gjyqtari paraprak, i cili vendos për kalimin e dosjes për gjykim, pushimin e çështjes ose kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme. Nëse dosja kalon për gjykim, Fatmir Mediu rrezikon të dënohet, por nuk përjashtohet as mundësia që të shpalljet i pafajshëm. Si do që të jetë vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, palët ka gjasa që t’i drejtohen Apelit. Do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të vendosë në mënyrë të prerë, nëse Fatmir Mediu do të shkojë në burg apo do të dalë i pafajshëm.

Më 12 mars 2009, një vit pas tragjedisë së Gërdecit, produkt i korrupsionit shtetëror, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të guximshme dhe me natyrë inkriminuese, në përpjekje për të mbrojtur në atë kohë Mediun dhe ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. Në një emision televiziv, Berisha ka deklaruar se Fatmir Mediu ka zbatuar me përpikmëri vetëm porositë e tij si kryeministër në procesin e ngritjes së fabrikës së vdekjes në Gërdec. Me këtë deklaratë Berisha shfajësonte Mediun, duke veshur me përgjegjësi veten.

“Si mund të akuzohet ministri që ka gënjyer qeverinë? Ja ku është kryeministri. Ministri ka zbatuar me përpikmëri absolute detyrën e ngarkuar nga kryeministri. Unë i kam ngarkuar atij detyrën me rigorozitetin më absolut dhe ai ka zbatuar vetëm porositë e Këshillit të Ministrave. Nga del akuza që ka gënjyer qeverinë? Del si ajo akuzë që thotë se e ka shmangur ushtrinë. Gënjen publikisht shqiptarët. Gënjeshtra do t’i kthehet atij që e prodhon”, deklaron Berisha, duke fajësuar për Gërdecin vetëm ushtrinë.

Në atë kohë Berisha ishte në pushtet dhe prokuroria ishte e pafuqishme për të shtrirë hetimet përtej Fatmir Mediun, të cilin Berisha nuk e lëshonte, për shkak se Mediu, siç u zbulua më pas, kishte zbatuar në fakt porositë e Shkëlzen Berishës, i cili shfaqet si pronar në hije i biznesit në Gërdec. Deklarata inkriminuese e Berishës është e vërtetë, pasi Mediu praktikisht kishte zbatuar porositë e Shkëlzenit, i cili përdorte si fuqi pushtetin e babait kryeministër, Sali Berishës.

Sali Berisha e bëri këtë deklaratë edhe në kushtet kur kishte siguri se nuk mund të ndëshkohej nga drejtësia, pasi kishte kapur Gjykatën e Lartë. Edhe nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk po hetonte sipas interesave të tij, Berisha kishte nën komandë Gjykatën e Lartë, e cila në 14 shtator 2009, shpëtoi Fatmir Mediun pa e kaluar fare dosjen për gjykim.

14 vite më pas, Sali Berisha jo vetëm është tërhequr nga ky qëndrim, por në mbrojte po merr vetëm djalin e tij, Shkëlzenin, i cili doli nervoz nga dera e SPAK-ut dy ditë më parë. Duke mos pasur pushtetin që kishte në 2009 mbi drejtësisë, Berisha sot po demostron shenja për lëshimin e Fatmir Mediut, me shpresë se do të shpëtojë veten dhe të birin.

Por a do pranojë Fatmir Mediu burgun e mundshëm, kur në fakt ka qenë vetëm zbatues i skemës së korrupsionit të Sali dhe Shkëlzen Berishës? A do të flasë më në fund Mediu apo do të respektojë kodin e heshtjes? Gjasat janë që Mediu të luftojë për pafajësi deri në fund, ndërsa nuk dihet nëse SPAK do të marrë në pyetje Sali Berishën./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
VIDEO/ “A je Kiara ime?”! Dyshja shfaqen më të afërt se kurrë, përgjigjia që lumturoi Luizin

VIDEO/ “A je Kiara ime?”! Dyshja shfaqen më të afërt se kurrë, përgjigjia që lumturoi Luizin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com