Gjatë seancës së sotme plenare, Sali Berisha i ka përmendur Edi Ramës vilën në Surrel, duke thënë se nuk justifikon dot pasuritë e tij.
Por, atij i është përgjigjur Taulant Balla.
Ai i ka nxjerrë foton e vilës në Gjirin e Lalzit.
“Ja ku e ke vilën”, i ka thënë Balla.
“Je dënuar disa herë për shpifës, nuk fiton, je me gjykatë ti.
Unë i përmed Surrelin, ai del e shpif, dil këtu e përgjigju për Surrelin, ai po pengon reformën”- i është përgjigjur Berisha.