Pas kryeministrit Edi Rama i cili paralajmëroi Bashkim Kombëtar në familjen Europiane, ka reaguar edhe parardhësi i tij Sali Berisha.
Ish kryeministri ka publikuar një spot në rrjetin e tij social Facebook ku ka përcjellë një mesazh për rastin e pavarësisë.
Berisha ka zgjedhur që të publikojë edhe hartën e “Shqipërisë etnike” të vendosur në një qiell të kaltër dhe me një shqiponjë që fluturon e lirë.











