Në këtë video të siguruar nga BalkanWeb tregohet momenti kur një badigard me origjinë shqiptare përfshihet në një sherr në club “Simonis” në Bruksel, me një shtetas belg.
Sipas raportimeve, badigardi shqiptar i është afruar klientit belg që kishte konsumuar tepër alkool deri në ato momente, për ta shoqëruar drejt derës.
Por kur ky i fundit i ka thënë të largohet nga clubi, belgu nuk e ka pritur mirë dhe ka nisur ta ofendojë. Mes të tjerash badigardi ka dëgjuar edhe shprehjen “Fu*k Albania” e përsëritur disa herë nga belgu dhe pikërisht aty nuk është përmbajtur duke e sulmuar me grushte klientin.