• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Video/Bastionet e PD i binden Metës! I vihet zjarri me benzinë KZAZ në Shkodër, tensione në Tropojë

by Java News
18/06/2019 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si mendohej bastionet e PD-se jane hedhur kunder KZAZ.

Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga i zgjedhuri i PD-së, Besnik Dushaj paraditen e sotme kanë shqyer derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore, të cilat më pas i hodhën në rrugë.

Militantët e PD kanë sulmuar pasditen e sotme KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë. 

“Mesa di unë nuk po digjet shkolla, por KZAZ-të që nuk duhet të ishin aty sipas vendimit të presidentit. Aty po digjen thjesht kartona, jo ambjente shkollore, flakët janë diku në fillim të shkollës”, tha kryebashkiakja Voltana Ademi duke mohuar raportimet e fundit në media.

Ademi deklaroi se nuk duhet të ketë materiale zgjedhore në një shkollë.

Ndërsa në nje lidhje direkte  Top Channel, pak kohe me pare,  njoftoi se rreth 50-60 për qind e materialeve zgjedhore janë djegur.

Ndër të tjera ai raportoi se ka pasur përplasje të forta edhe fizike mes FNSH dhe përfaqësuesve të PD.

Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga i zgjedhuri i PD-së, Besnik Dushaj paraditen e sotme kanë shqyer derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore, të cilat më pas i hodhën në rrugë. Militantët e PD kanë sulmuar pasditen e sotme KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë. Ashtu si ditën e djeshme edhe sot militantët e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar hapjen e derës së KZAZ nr. 2 në kryeqendrën e veriut.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi po bën gjithçka për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse ky vendim u konsiderua nul nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili nga ana tjetër po vijon përgatitjet për procesin zgjedhor.

Pikërisht në këtë pikë, është krijuar një situatë e paprecedentë. Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga Voltana Ademi e zgjedhur nga Partia Demokratike po pengon procesin, duke bllokuar një nga 8 KZAZ-të që ky qark ka. Bëhet fjalë për KZAZ numër 2, që është në Pallatin e Sportit “Vllaznia”.

Ademi ka nxjerrë në terren efektivë të Policisë Bashkiake të cilët mëngjesin e sotëm, nuk kanë lejuar të futen në ambientet e Pallatit të Sportit anëtarët e KZAZ. Në mbrojtje të tyre, me kërkesë nga vetë KZAZ-ja, ka shkuar Policia e Shtetit, ku janë shënuar debate dhe tensione, por deri më tani anëtarët nuk kanë mundur të futen në KZAZ.

Të gjitha bashkitë që drejtohen nga përfaqësues të opozitës jo parlamentare (PD -LSI) kanë kërkuar që të lirohen KZAZ-të pas dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.Këto bashki kanë deklaruar se nëse nuk do të lirohen ambientet që janë në menaxhim të bashkisë dhe po përdoren për KZAZ, atëherë do të ndërhyjë policia bashkiake.

Next Post
Tropojë/ Policia reagon ashpër për sulmuesit e KZAZ, 13 persona shoqërohen

Tropojë/ Policia reagon ashpër për sulmuesit e KZAZ, 13 persona shoqërohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Babai dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e afërmja:Ishin të zverdhur dhe pa puls, nuk i shpëtova dot

Babai dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e afërmja:Ishin të zverdhur dhe pa puls, nuk i shpëtova dot

April 16, 2026
Bunë-Velipojë, zonë pilot, strategji e re për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore

Bunë-Velipojë, zonë pilot, strategji e re për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore

April 16, 2026
Nesër protesta e PD-së! Policia njofton masat e sigurisë: Ja rrugët që do të bllokohen

Nesër protesta e PD-së! Policia njofton masat e sigurisë: Ja rrugët që do të bllokohen

April 16, 2026
Bllokada ndaj Iranit vijon pa afat, SHBA paralajmëron goditje ndaj sektorit energjetik në rast përshkallëzimi

Bllokada ndaj Iranit vijon pa afat, SHBA paralajmëron goditje ndaj sektorit energjetik në rast përshkallëzimi

April 16, 2026
PBB e Kinës rritet me 5% në tremujorin e parë

PBB e Kinës rritet me 5% në tremujorin e parë

April 16, 2026
Të akuzuar për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

Të akuzuar për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

April 16, 2026
Vizita në Itali/ Edi Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit (VIDEO)

Vizita në Itali/ Edi Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit (VIDEO)

April 16, 2026
Vrasja e Gjin Ndojit, letër-porosi Francës për sqarimin e të dhënave SKY ECC

Vrasja e Gjin Ndojit, letër-porosi Francës për sqarimin e të dhënave SKY ECC

April 16, 2026
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, Hoxha: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, Hoxha: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare

April 16, 2026
Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In