Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur replikës së radhës të Edi Ramës. Në një tjetër video të publikuara në rrjetet sociale, Basha me ironi thotë se kryeministri frikacak, ka vënë Sali Berishën ta sulmojë, pasi këtë të fundit e ka kap mërzia që i sulmohet partneri.
Ai i bën thirrje Ramës që të dalë vetë në fushë, pasi doktori është 81 vjeç.
“Dil vetë në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë përpara të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë mo Rame, po s’ka derman mo Ram, sepse 7×7, 313, mo Reme”, shprehet Basha.
Reagimi i plotë i Bashës:
O Rame, ça frikacaku je mor burrë, ke vënë doktorin me m’sulmu mu. A ça je, ça je. U mërzit doktori që i sulmoj partnerin. Po dil vetë në fushë mor burrë, doktori 81 vjeç. Dil vet në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë përpara të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë mo Rame, po s’ka derman mo Ram, sepse 7×7 = 313, mo Rame.