Kreu i Partisë Demokratikie, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, të bëra sot nga foltorja e Kuvendit, teksa tha mes të tjerash se opozita është mbështetja më e madhe e KÇK-së.
Basha publikon një video në rrjetin e tij social Facebook, ku shfaqen disa prej figurave të PS, që janë subjekt i drejtësisë apo ligjit të Dekriminalizimit, siç janë Elvis Rroshi, Mark Frroku, Saimir Tahiri, etj.
“Kur mashtron e gënjen gjithë kohën, harron kur ke thënë për herë të fundit të vërtetën! Kjo i ndodh Edi Ramës sa herë që flet! Ndiqeni vetë👇”, shkruan Basha.
g.kosovari