• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Basha falenderon protestuesit: PD nuk është forcë e dhunshme, por europiane

by A R
27/05/2018 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike ka falenderuar sot përkrahësit që morën pjesë në protestën e së shtunës.

Sipas Lulzim Bashës, tubimi i opozitës i tregoi botës të vërtetën se në Shqipëri ka pushtetarë të lidhur me krimin.

Basha ka zgjedhur ta shoqërojë falenderimin e tij me një video, pamje të ndryshme nga ato që transmetuan mediat dje.

Mesazhi i Lulzim Bashës në Facebook:

Mirënjohje dhe respekt të thellë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që dëshmuan dje, se në Shqipëri ka një popull europian dhe një qeveri antieuropiane, e cila nuk ndahet dot nga krimi dhe nga dhuna.

Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës, të vërtetën e vëllezërve Xhafaj, të vërtetën e një kryeministri i cili është lidhur aq ngushtë me krimin, sa nuk gjen dot një njeri pa lidhje me drogën që të drejtojë Ministrinë që duhet të luftojë drogën.

Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës.

Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëzve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna.

Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja.

Ndaj nuk duhet të shpërqëndrohemi nga e vërteta: Shqipëria nuk mund të ketë një ministër të brendshëm që ka mbrojtur dhe mbron vëllain e tij trafikant. Qeveria nuk mund të jetë instrumenti i kriminelëve nga Arben Ndoka tek Armando Prenga tek Elvis Roshi tek Saimir Tahiri tek Agron Xhafaj tek Vangjush Dako, e qindra të tjerë. Qeveria duhet t’i përkasë popullit dhe të punojë për popullin.

/b.d

Next Post
FOTO/ Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe bie në kanal

Aksident në Tiranë-Durrës, një makinë përfshihet nga flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një reformë pa vetëqeverisje

August 4, 2026
Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

August 4, 2026
Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

August 4, 2026
Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

August 4, 2026
Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

August 4, 2026
Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

August 4, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

August 4, 2026
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

SPAK konfirmon kallëzimin ndaj Dumanit në Itali: Ja kronologjia e plotë e çështjes

August 4, 2026
“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

August 4, 2026
Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com