Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka sulmuar sot kryeministrin Rama për qëndrimet e tij tejet kritike ndaj medias.
Duke sulmuar Ramën, Basha është bërë sot avokati i mediave dhe gazetarëve që deri dje, jo vetëm I shante, por edhe shpifte ndaj tyre duke thënë se mbahen me paratë e krimit e të drogës.
Kjo hipokrizi e Bashës sot, duket në fakt teksa sheh se si ka reaguar ai ndaj mediave dhe se sa rëndë I ka akuzuar ato për burimin e financimit.
Në vazhdim lexo.al po jus jell disa nga titujt e lajmeve të portaleve gjatë kohës së çadrës por edhe në tetor të 2016 kur Basha zhvilloi një protest.
Janë fjalët e Bashës të gjitha, që duke i krahasuar me ato që tha sot, të nxjerrin në një përfundim të thjeshtë, atë të një lideri që koherencën se ka njohur asnjëerë dhe hipokrizinë e ka patur gjithmonë pjesë të personalitetit të tij të shumëfishtë./Lexo.al
VIDEO:

















