• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Barazim pa gola: Belgjika kualifikohet mes drithërimave, Ukraina eliminohet edhe pse me pikë sa vendi i parë

by Java News
26/06/2024 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belgjika ka siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt në Euro 2024, por ka vuajtur deri në sekondën e fundit përballë Ukrainës. Barazimi 0-0 ka kaluar belgët, por vetëm si të dytët në grup, duke sjellë një përballje me Francën në turin tjetër.

Ashtu siç pritej, ndeshja ka qenë shumë e kujdesshme nga të dy skuadrat, që ishin të vëmendshëm për të mos gabuar në këtë sfidë. Belgët kishin fillimisht iniciativën, ndërsa ukrainasit luajtën në kundërsulm. Por në fund, ata u hodhën përpara në kërkim të golit që mund t’i kualifikonte, duke iu afruar disa herë atij.

Gjithsesi, vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit, solli barazimin 0-0 që nxori jashtë ukrainasit, edhe pse me 4 pikë, po aq sa Rumania e vendit të parë, vetëm falë një golavarazhi më të dobët.

LIVE UKRAINË-BELGJIKË 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+1’ Sudakov del në sulm dhe driblon në zonë, gjen hapësirën për të gjuajtur por tentativa e tij është e dobët dhe shkon në duart e Kastels. (VIDEO)

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Lukaku lë fushën e lojës për Openda.

88’ Kundërsulm i shpejtë i belgëve, De Bryjn pason për Bakajoko i cili gjuan por çon sferën jashtë. (VIDEO)

86’ De Bryjn nis Lukakun në të djathtën, pasimi i këtij të fundit në qendër devijohet jashtë.

83’ Malinovski tenton golin nga goditja e këndit, Kastels shpëton portën në shtyllën e parë duke larguar sferën. (VIDEO)

81’ Jarmolenko merr vendin e Svatok në minutat e fundit të sfidës.

79′ Dovbik godet nga e djathta, sfera ndalet në rrjetën e jashtme të portës belge. (VIDEO)

77’ Bakajoko merr vendin e Doku në radhët e Belgjikës.

75’ Faes bën dy ndërhyrje radhazi duke ndalur sulmet e ukrainasve, sidomos pas një gjuajtje të Vanat shumë pranë portës. (VIDEO)

73’ Përsëri Karrasko është ai i cili rrezikon me një gjuajtje të fortë, Trubin grushton. (VIDEO)

70’ Jarmeçuk, Brazhko dhe Shaparenko lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Vanat, Malinovskit dhe Stepanenkos.

69’ Dovbik ndëshkohet me të verdhë në radhët e Ukrainës.

67’ Karrasko ka menjëherë një mundësi për të rrezikuar portën por vonohet dhe pastaj gjuajtja e tij shkon lehtësisht te Trubin. (VIDEO)

62’ Karrasko dhe Mangala hyjnë në fushë në vend të Tielemans dhe Trosard.

57’ Mikolenko lë fushën i dëmtuar, Zinçenko merr vendin e tij.

52’ Doku nga e majta hyn në zonë dhe pason në qendër, sfera largohet nga mbrojtja.

46’ Asnjë ndryshim në radhët e dy ekipeve, nis pjesa e dytë e sfidës.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

45’ De Bryjn teton përsëri në kufijtë e zonës, Trubin pret në pozicion. (VIDEO)

43’ Faes ndëshkohet me karton të verdhë.

42’ Rast i artë për ukrainasit me Jarmeçuk i cili shfaqet i vetëm në të majtën, pasimi i tij në qendër për Dobvik nuk gjen askënd. (VIDEO0

34’ Sudakov depërton në zonë pas një pasimi nga e majta dhe gjuan drejt portës, por çon sferën në duart e Kastels. (VIDEO)

33’ De Bryjn tenton portën direkt me një goditje dënimi, pa gjetur katërkëndorin e Trubin. (VIDEO)

27’ Një kundërsulm i shpejtë i ukrainasve sheh Dovbik të hyjë në zonë, kthimi i topit te Sudakov sjell një gjuajtje krejtësisht të gabuar të këtij të fundit. (VIDEO)

21’ Edhe Dovbik provon të bëjë të njëjtën gjë me një gjuajtje nga jashtë, pa ia dalë të çojë sferën në katërkëndor.

20’ Jaremçuk lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera kontrollohet në dy kohë nga Kastels, (VIDEO)

19’ De Bryjn mundohet të nisë Lukakun drejt portës, sfera devijohet nga mbrojtja e vëmendshme ukrainase e cila nuk lejon hapësira.

13’ Dominim total në lojë i Belgjikës, e cila ka kthyer ukrainasit në gjysmëfushën e saj, duke kërkuar që të gjejë një gol të shpejtë.

7’ Lukaku shfaqet rrezikshëm në zonë, por portieri Trubin kontrollon gjuajtjen e tij të lehtë nga e majta. (VIDEO)

3’ Menjëherë në sulm ukrainasit të cilëve u duhet medoemos fitorja, një harkim nga e majta shkon direkt në duart e portierit belg.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të Belgjikës.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA (5-3-2): Trubin; Mikolenko, Matvjenko, Svatok, Zabarni, Timçik; Sudakov, Brazhko, Shaparenko; Dovbyk, Jamernçuk | Trajner: Serxhi Rebrov

BELGJIKA (4-3-3): Kastil; Vertongen, Faes, Teate, Kastanje; De Bryjne, Onana, Tielemans; Doku, Lukaku, Trosard | Trajner: Domeniko Todesko

Next Post
Ilir Meta sulmon sërish SPAK: Izoloi Berishën! Ramaforma e drejtësisë së ‘Dum-Dumanëve’, tub oksigjeni për narkoshtetin

Ilir Meta sulmon sërish SPAK: Izoloi Berishën! Ramaforma e drejtësisë së ‘Dum-Dumanëve’, tub oksigjeni për narkoshtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

December 30, 2025
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

December 30, 2025
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Projekti evropian për Maqedoninë e Veriut mund të degradojë në një narrativë iluzore

December 30, 2025
Medreseja dhe Fresku, dy destinacionet e fundit të Ronald Bejkos/ Kandidati prezanton planin e tij për Tiranën te qytetarët

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

December 30, 2025
Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com