Ndeshja e parë dhe goli i parë. Kampionati i këtij viti në Kroaci, nis me gol për Bekim Balaj që shënoi për skuadrën e tij HNK Rijka në barazimin 3-3 ndaj Slaven Belupos. Balaj u aktivizua për 90 minuta nga ana e trajnerit Matjaz Kek dhe arriti të realizojë golin e epërsisë provizore të shifrave 2-1 për ekipin e tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte njëri prej më të mirëve për Rijekën, ndërsa pati dhe një sfidë në distancë me ritëm golash me një tjetër shqiptar, atë të Maqedonisë, Muzafer Ejupi, që shënoi dy golat e parë për ekipin e tij. Ndërkohë që nuk u aktivizua në këtë ndeshje, Odise Roshi, i cili qëndroi në stol duke mos mundur të bëjë dot debutimin në këtë përballje.