• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Ja si ndodhi atentati mafioz në mes të trafikut në Tiranë, autorët u kapen në hotel

by Java News
06/08/2017 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditë pas atentatit te Komuna e Parisit në Tiranë, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha, policia ka arrestuar 4 autorët në qytetin e Vlorës dhe ka publikuar videon e plote te atentatit dhe te momentit te arrestimit te autoreve.

Të arrestuarit janë Dejvis Rrustemaj 27 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj Hoxhës dhe bashkëpunëtorët Klajdi Kodra 27 vjeç nga Tirana, Igler Qose 26 vjeç nga Bulqiza dhe Ardit Xheferri 31 vjeç nga Tirana.

Rrustemaj në kryqëzim te Komuna e Parisit ka zbritur nga makina tip BMW dhe është drejtuar për në makinën tip BENZ të Hoxhës duke hapur derën dhe qëlluar në drejtim të tij.

Hoxha ka manovruar me shpejtësi duke u larguar, ndërsa Dejvis Rrustemaj më pas hipën në makinë e tij duke vijuar ndjekjen.

Pas ngjarjes autori i atentatit dhe bashkëpunëtorët janë larguar në drejtim të Vlorës për t’u fshehur, por janë vendosur në pranga nga policia pas daljes së pamjeve të atentatit.

Autorët janë arrestuar në gjumë në Vlorë në një hotel, ndërsa vijojnë hetimet për mënyrë sesi u larguan nga Tiranë në drejtim të Jugut të vendit me të njëjtin mjet pa u ndaluar nga asnjë postbllok.

Gjithashtu gjatë operacionit autorëve iu sekuestrua makina tip BMW me të cilën u krye atentati dhe disa telefona të autorëve.

Autori i atentatit me precedent, i shpëtoi vrasjes para 3 muajve
Autori i atentatit ndaj Lorenc Hoxhës, Dejvis Rrustemaj është një emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi para 3 muajve i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në kryeqytet pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, pranë Kinostudios.

Ai u qëllua me armë zjarri nga dy persona që po lëviznin me motor, por arriti që të shpëtonte, pasi plumbat e kapën në këmbë.

Dejvis Rrustemaj nga Tropoja, banues në Tiranë ka gënjyer punonjësin e policisë në spital duke dhënë emër dhe moshë tjetër pas atentatit që iu bë, ndërsa ka qenë i dënuar për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Bashkëpunëtori, djali i nënkampiones së qitjes, ka plagosur 4 vetë
Përpos autorit edhe bashkëpunëtori i atentatorit Klajdi Kodra është me precedent penal për 4 plagosje me armë zjarri dhe vepra të tjera penale.

Klajdi Kodra, djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra, u arrestua për bashkëpunim në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës, të cilin e qëlloi me armë zjarri Dejvis Rrustemaj.

Klajdi Kodra në 8 tetor 2013 iu bë një atentat, por shpëtoi, në 3 gusht 2016 tentoi që të vriste Flamur Cullhajn, është arrestuar në 14 shtator 2016 për goditje të policit dhe armëmbajtje, ndërsa në dosjen e tij janë edhe disa vepra të tjera për të cilat është dënuar.

HETIMET
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në sajë të një hetimi të mirëfilltë disa ditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datën 03.08.2017 në rrugën “Sulejman Delvina” te Komuna e Parisit, Tiranë.

Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zjvilluan operacionin policor të koduar “Poker”, ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht:

– Dejvis Rrustemaj, (në rolin e ekzekutorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Klajdi Kodra, (në rolin e bashkëpuntorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Igler Qose, (në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.
– Ardit Xheferri, (përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi:
Më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasi Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMW X5”, së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën.

a.ç

 

 

 

Next Post
Ndahet nga jeta nëna e deputetit shqiptar

Ndahet nga jeta nëna e deputetit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

August 20, 2026
Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

August 20, 2026
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë

August 20, 2026
VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

August 20, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Rekord historik: 4.5 miliardë euro u këmbyen në treg, por Leku vijon të forcohet

August 20, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Vetë emërimi “figurë publike”

August 20, 2026
Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

August 20, 2026
Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

August 20, 2026
Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com