• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Arrestohet efektivi që shpërndante kanabis me automjetin e Policisë

by A R
10/09/2016 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A Tiranë, rezultonte se një punonjës policie merrej me shitjen e lëndëve narkotike cannabis sattiva, dhe për ta transportuar lënden narkotike përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet e policisë gjatë transportit te droges, dhe më konkretisht:

Sot me date 10.09.2016   specialist të Seksionit për  Narkotikët ne bashkëpunim me forcën e Posacme Operacionale te D.V.P Tirane ne rrugen “ Elbasanit”  afër rrotullimit te Senatoriumit,  u finalizua me sukses Operacionin “FALKO” dhe u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Dashamir Qershori, 44 vjeç lindur  në fshatin Picall, Komuna Petrele, me detyrë Punonjes Policie (shofer ne Departamentin e Sherbimeve te treteve prane Drejtorie se Policise Shtetit)

2.Elton Elezi,  vjeç 1991, lindur ne fshatin Gurre e Vogel dhe banues ne Durrës.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrance në keto rrethana:

në rrugën e “Elbasanit” te  rreth rrotullimit të Senatoriumit, shtetasit Dashamir Qershori dhe Elton Elezi ne bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshoheshin se  kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva” ne zonen e Farkes, Sauk dhe Senatoriumit.

 Nga ana e sherbimeve policore eshtë organizuar shërbim me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve dhe konkretisht në rrugën “ Elbasanit” prane Ktheses se Senatoriumit ku eshte konstatuar automjeti tip Foristrade Mitsubishi me sistem  drita vezulluse(fenerlina) policie me targa TR 6167 F, ngjyre blu me dy personat e lartpërmendur.

Eshte ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm i cili ka qenë i parkuar dhe në bagazhin e ketij automjeti jane gjetur 2 (dy) thase te zinj plasmani brenda te cileve gjendej bime ngjyre jeshile me erë karakteristika me atë te Cannabis Sattiva.

Menjëhere është bërë ndalimi i këtyre shtetasve ku shtetasi Elton Elezi eshte larguar me vrap, por për ta neutralizuar policia ka qëlluar ne ajer.  Eshte kapur disa metra me pas nga ana sherbimeve të Policisë .

Nga kontrolli personal i ushtruar shtetasit Elton Elezi, në çantën e krah qafë i është gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale bimë ngjyrë jeshile me erë karakteristike si e Cannabis Sattivas, ku pas peshimit  rezultoi me peshe 2 (dy) gram .

Gjithashtu , në bagazhin e automjetit e pershkruar me lart pas peshimit ne peshoren rezultoi  12.5  Kilogram e cila u sekuestrua e do të dergohet për ekspertim të mëtejshme në D.P Shkencore Tirane.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

1 automjet  policie me targa TR 6167 F.

2 telefona celular, nje cante krah qafe.

Materialet  do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane per veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim ”, parashikuara nga neni 283/2 te Kodit Penal .

Next Post
Siguria rrugore/ Dhjetëra raste çdo javë në gjykatë për bllokimin e patentave

Siguria rrugore/ Dhjetëra raste çdo javë në gjykatë për bllokimin e patentave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In