• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Video/ Arrestim spektakolar, policët vrap në dëborë për të kapur 4 trafikantët e drogës

by A R
13/01/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Katër persona të cilët po shkëmbenin rreth 60 kg kanabis me njëri-tjetrin janë arrestuar nga Policia e Tiranës.

Në operacionin “Snowmen” oficerëve të Policisë u është dashur të vrapojnë në borë për të kapur Ylber Gegën 45-vjec, Ylber Zllamin 36-vjec, Albert Ajdinin 27-vjec dhe Lonard Celën 37-vjec. 4 trafikantët po shkëmbenin drogën në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, në fshatin Domje te Qafa e Kasharit.

Fillimisht në këtë zonë kanë qenë dy automjete të cilat janë afruar me njëra-tjetrën.

Sapo kanë dalë nga makinat 4 trafikantët kanë ndërhyrë oficerët e policisë të cilët po qëndronin rreth 100 m më larg. Kur kanë parë oficerët, trafikantët janë përpjekur të largohen duke vrapuar, por janë arrestuar nga policët, të cilët dallohen në videon e policisë duke vrapuar.

Droga ishte fshehur në bagazhin e dy automjeteve në 10 thasë të zinj. Për shkëmbimin e drogës, policia kishte marrë më herët informacion, duke ndërhyrë në momentin që trafikantët janë takuar me njëri-tjetrin.

Policia
Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses operacionin “Snowmen”, duke arrestuar në flagrancë katër shtetas e sekuestruar 60 kilogramë kanabis.

Të arrestuarit janë:
Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Ylber Zllami, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Albert Ajdini, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Leonard Çela, 37 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasit e lartpërmendur dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndës së dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës pranë fshatit Domje, Qaf Kashari, shinat e trenit etj”, thuhet në komunikatën e policisë, e cila vijon:

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, për këta shtetas se do bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në zonën e Domjes pranë autostradës Tiranë – Durrës, janë organizuar shërbimet me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve, ku më konkretisht:
Janë konstatuar dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kanë ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur 6 thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 58 kilogram e 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë Cannabis Sattiva
– 2 automjete (Ford dhe Opel)
– 6 aparate telefonik celular të markave të ndryshme

Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të ” Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. /ma.me

Next Post
Debati/ Myftiu i Shkodrës: Katolikët provokojnë, xhamia në kala nuk bëhet dot muze si ‘Shën Sofia’ në Turqi

Debati/ Myftiu i Shkodrës: Katolikët provokojnë, xhamia në kala nuk bëhet dot muze si ‘Shën Sofia’ në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In