Ndotja globale dhe sidomos e deteve ka bërë shkencëtarët që të gjejnë një mënyra për të rregulluar gabimet që kemi bërë më kohë, të pastrojnë detet e oqeanet nga mbeturinat.
Në Southampton të Anglisë është prezantuar anija ekologjike e cila do të mbledhë për çdo ditë nga pesë ton mbeturina në det, për t’i kthyer në energji me të cilën do ta vazhdojë lundrimin e më tej.
“Ocean Saviour që do të kushtojë 45 milionë euro, është anija e parë që mbledhë plehra, teksa masën e mbledhur e kthen në energji të ripërtëritshme.
Plastika do të copëtohet, bluhet dhe përpunohet nga makineritë brenda anijes.
Anija do të ketë dy kënde nga 70 metra, nëpërmjet të cilave, do të grumbullojë të gjitha plehrat që ndodhen në sipërfaqe.