Emigrantët e paligjshëm janë tashmë një mision edhe për trupat shqiptar që operojnë në detin Egje. Anija me flamur shqiptar dhe emrin “Oriku” me ekuiazhin e saj të përbërë nga ushtarakë të marinës shqiptare janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje.
140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, të ndihmuar nga djemtë tanë me mision në detin Egje.
Në bashkëpunim me rojen bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë. Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministrja Xhaccka shkruan se Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës dhe në përmbushje të misionit të tyre në det.











