Një vajzë ka siguruar vendin në çerekfinale të “America’s Got Talent”, pas performancës së saj që mahniti jurinë. Courtney Hadwin, 13 vjeçe, habiti jurinë të martën mbrëma me këngën e Otis Redding, ‘Hard to Handle’.
Performanca e saj mahnitëse në skenë bëri jurinë ta shtypte butonin e artë dhe kështu ajo të mbetet në garë për të fituar çmimin prej 1 milion dollarësh. Adoleshentja që është një muzikante shumë e talentuar, bëri bujë të madhe edhe nëpër rrjete sociale. Më poshtë mund ta shihni performancën e saj: