• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “Albanian Lion 2018”, stërvitje e madhe Britani-Shqipëri-Kosovë-Kroaci

by Java News
22/09/2018 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për rreth tre javë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do të përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare, në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare që zhvillohet në vendin tonë.

Rreth 1200 trupa dhe dhjetëra mjete, tokësore, ajrore dhe detare do të angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të zhvillohet deri më datë 30 shtator.

Për herë të parë në këtë stërvitje, e cila zhvillohet çdo vit në vendin tonë, merr pjesë edhe një kontingjent nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Përgatitja e terrenit dhe lëvizja e mjeteve dhe trupave ka filluar që më datë 9 shtator, duke shfrytëzuar bazat më të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë, që nga bazat detare të Kepit të Palit, Pashalimanit, Porto Palermos, gadishullin e Karaburunit, bazat ajrore të Rinasit e Farkës, garnizonin e Zall-Herrit, si dhe rajonin stërvitor të Bizës.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarak nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë.

Veprimet e para stërvitore nisën në bazën detare të Kepit të Palit ku Komandot shqiptarë bashkë me trupat britanikë ushtruan zbarkimin në tokë me mjete amfibe si dhe ushtruan veprime të ndryshme mësymjeje.

Ditët në vijim fazat stërvitore do të vijojnë edhe në bazat e tjera ushtarake në vendosura në dispozicion të kësaj stërvitjeje, me përfshirjen e trupave nga Kosova dhe zhytësve kroatë.

Sakaq, sipas traditës, do të zhvillohet edhe Dita e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes “Albanian Lion 2018”.
Ditën e hënë, më datë 24 shtator, ora 11:00, trupat dhe mjetet do të zbarkojnë në qendër të Tiranës, ku do të demonstrojnë disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe do të ekspozohen mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe krerët më të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe trupave britanikë./a.m.

Next Post
JAVA në RTSH: Vettingu do gjithëpërfshirje. Të gjitha gabimet e Arta Markut

JAVA në RTSH: Vettingu do gjithëpërfshirje. Të gjitha gabimet e Arta Markut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In