• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Albania Open, Rama: Vlora, trampolinë e re për promovimin e Shqipërisë

by A R
14/05/2026 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Vlorë u zhvillua për herë të 27-të aktiviteti ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, një garë prestigjioze e hedhjes me parashutë që ka rreth 98 pilotë nga 20 shtete të botës.

Spektakli i fluturimeve dhe saktësisë në trampolinën e re pranë bypass-it të Vlorës ka sjellë emocione të veçanta për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndjekin garën.

Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur organizimin e këtij eventi, duke e cilësuar si një shembull të shkëlqyer të promovimit të Shqipërisë përmes sportit dhe turizmit, ndërsa ka theksuar se Vlora po shndërrohet në një qendër të sporteve ajrore në rajon dhe ky aktivitet është një pasaportë e re për turizmin shqiptar.

Nga ana tjetër, organizatori Alket Islami, i cili prej 27 vitesh e sjell këtë spektakël në Shqipëri, ka deklaruar se gara e këtij viti ishte ndër më të fortat, ku diferenca mes vendit të parë dhe të dytë është vetëm 1 cm, duke treguar nivelin e lartë të konkurrencës.

Islami e konsideron këtë aktivitet si një mundësi të madhe për promovimin e imazhit të Shqipërisë, duke sjellë energji dhe adrenalinë në qytetin bregdetar.

Përfitimet janë të dukshme edhe në turizëm dhe ekonomi, pasi qindra vizitorë kanë mbërritur në Vlorë për të ndjekur garën, duke gjallëruar qytetin në prag të sezonit veror dhe duke i dhënë një shtysë të fortë hotelerisë dhe gastronomisë lokale.

Turneu ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, i kthyer tashmë në traditë për aeronautikën shqiptare, aktiviteti i cili zgjati katër ditë dhe kulmoi me mbrëmjen gala ku u ndanë çmimet për fituesit, u transmetua live nga RTSH.

Next Post
Eurovision 2026/ Alis ngjitet sot në skenë me “Nan”. Si të votoni për Shqipërinë për të prekur finalen

Eurovision 2026/ Alis ngjitet sot në skenë me “Nan”. Si të votoni për Shqipërinë për të prekur finalen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In