Ministri i Ekonomisë së Kosovës, Blerim Kuçi është larguar nga debati televiziv në RTV Dukagjini pas një diskutimi të nxehtë me gazetarët rreth një tenderi 5 milionësh që është raportuar se e ka fituar kompania ku vetë Kuçi është pronar.
“Duhet të më ftoni një herë tjetër për të biseduar për tema tjera. Sonte kam ardhur të flas vetëm për çështjen e tenderit”, – ka thënë ai dhe është larguar.
Kuçi ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë pozitën e tij si ministër nëse Agjencia Kundër Korrupsionit gjen konflikt interesi.
“Unë u mundova të sqaroj. Nëse Agjencioni Kundër Korrupsionit vërteton se në tenderin 5 milonësh ka konflikt interesi unë duhet më shqyrtu pozitën e të qenurit ministër. Tash po flas shumë seriozisht. Jeni bashkë me mu këtu, dhe ata që më njohin e dijnë që ndikimet e mia politike në çështjen e tenderimit janë zero. Së paku jam mundu me sqaru. Ata që nuk më njohin kanë me m’njoftë në këtë proces. E para faleminderit që ma mundësuat të sqarohem sepse kam pasë nevojë vërtetë më sqaru këtë çështje”, u shpreh ministri e më pas u largua nga studio e emisionit.
g.kosovari