VIDEO/ Aktori i propozon martesë prezantueses së motit live në studio
Ngjarja interesante dhe e këndshme ka ndodhur ne Meksikë dhe protagonistë janë aktori i njohur vendas Alfonso de Nigris dhe e fejuara e tij Marcela Mistral, e njohur në këtë vend edhe si prezantuese e motit në televizionin shtetëror.
Aktori, i cili ka biseduar më herët me regjinë, ka hyrë ne studion ku vajza ishte duke dhënë direkt në TV motin dhe i ka propozuar asaj martesë.
Pasi ka kaluar emocionet e momentit, aq më tepër në një emision televiziv që vajza e ka shumë për zemër dhe që duket se është duke ia dalë, ajo ka përqafuar partnerin e saj, i cili që nga sot do të jetë edhe bashkëshorti i saj.









