• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Aksion kundër shoferëve “të vdekjes”, i dehuri tenton të korruptojë policin

by A R
23/06/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 35-vjeçar që drejtonte automjetin në gjendje të dehur u ndalua nga policia rrugore në Tiranë, dhe më tej u arrestua edhe pse tentoi të korruptojë efektivin duke i dhënë ryshfet 2 mijë lekë të rinj.

Nga kontrollet e policisë gjatë mbrëmjes së të premtes dhe orëve të para të së shtunës, u arrestuan në flagrancë edhe dy shoferë për drejtim të makinës në mënyrë të parregullt si dhe u pezulluan 26 patenta për drejtim nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normale të lejuara.

Rreth orës 02:50 në rrugën “Xhorxh W Bush” policia i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit tip “Citroen”, i cili fillimisht nuk ju bind shenjës së ndalimit duke u larguar dhe pas ndjekjes nga patrullat u bë i mundur ndalimi i tij në rrugën e “Barrikadave”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, drejtuesi i mjetit, me iniciale A.M., 35 vjeç, i ka dhënë një kartëmonedhë 2000 lekë të reja agjentit verifikues, për të shmangur verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen e konsumuar.

Menjëherë u bë kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe u përpilua procesverbali i konstatimit të shkeljes për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të oficerit të policisë rrugore dhe drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.

Nga penalizimet e dhëna nga policia, 7 shoferë të tjerë u ndëshkuan për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi si dhe u penalizuan 8 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.

Ndërkohë, në zbatim të Planit Operacional TISPOL 2018 për mjetet debitore, u verifikuan dhe u ndaluan administrativisht 25 mjete për detyrime të pashlyera.

Next Post

Tetë arsyet pse kjo është shenja më e vlerësuar e Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Kur pushteti gëlltit krijesën e vet

March 17, 2026
13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

March 17, 2026
I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In