Një aksident i frikshëm ka ndodhur disa minuta më parë në Thumanë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra është anuar në mes të rrugës.
Sic e shihni edhe nga fotot e siguruara në vendngjarje nga Panorama, ambulanca dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Nga informacionet e para raportohet se të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i rëndë dhe njëri prej tyre është nisur në gjendje të rëndë drejt Tiranës.
Nga pamjet e para duket një makinë që ka ndalë jashtë rruge dhe një tjetë që është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Në vendin e ngjarje ka mbëritur edhe policia e cila ka nisur të zhbllokojë edhe rrugën pasi ishte bërë edhe trafik i gjatë me makina nga ky aksident.
g.kosovari











