• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ ‘AIR ALBANIA’, inaguron fluturimet me modelet më të fundit të avionëve

by A R
11/05/2018 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me vajzat dhe djemtë e përzgjedhur për të qenë pjesë e ekuipazhit të parë shqiptar, Rama tha se këta të fundit do e përfaqësojnë më së miri Shqipërinë tek të huajt, ndërsa theksoi se linja ajrore do të ketë avionët më të mirë në rajon.

“AIR ALBANIA është projekt me rëndësi të veçantë, sepse është e para kompani ajrore e flamurit tonë dhe e para me kapital publik, brenda saj në bashkëpunim me një nga kompanitë më ekselente TURKISH AIRLINES. Një projekt që fillon me këmbë të mbarë falë jush dhe falë avionëve që do të kemi në dispozicion, që do të jenë të një modeli nga më të fundit dhe që nuk i ka askush në rajonin tonë”.

Për Kryeministrin e vendit, kompania ajrore shqiptare jo vetëm do të kontribuojë në imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, por synohet që krahas Europës, Shqipëria të kryejë udhëtime trans-oqeanike deri në Amerikë.

“Ky projekt është një projekt që do të kontribuojë në mënyrë të rëndësishme për imazhin e vendit tonë në Europë dhe botë. Ambicia jonë është që AIR ALBANIA në një kohë të afërt të bëjë edhe fluturime trans-oqeanike”, tha Kryeministri.

Rama bëri të ditur se skuadra e AIR ALBANIA jo vetëm që është përzgjedhur falë një konkursi jo fort të lehtë, por këta të fundit do të ndjekin kursin e ekselencës së Turkish Airlines për të gjitha mësimet e nevojshme, para se të hipin në bord.

“Jam informuar që jeni këtu pas një konkursi jo të lehtë dhe me jo më pak emocione, sikundër jam informuar që ju do të ndiqni kursin e ekselencës së Turkish Airlines për të marrë të gjitha mësimet e nevojshme para se të hipni në bord. Jam i bindur që edhe me kostumet që po bëhen gati, do të jeni konkurrues me ekuipazhet më të bukur dhe më të hijshëm të botës”, – tha Rama.

Sipas tij, kjo linjë ajrore do të shërbejë edhe si mekanizëm për uljen e çmimeve të biletave.

“Është një projekt i rëndësishëm në shumë aspekte, do t’i japi shqiptarëve një pikë referimi të palëvizshme, do të rritet hap pas hapi për t’u kthyer në një tjetër mekanizëm të motorit të ekonomisë sonë, për t’i shërbyer me standardet më të larta bashkëkohore të udhëtimeve ajrore të industrisë sonë të turizmit, për të konkurruar në uljen e çmimeve ndonjëherë marramendëse për shqiptarët”, – tha Kryeministri.

Rama ndau disa detaje të rëndësishme lidhur me kompaninë e parë ajrore shqiptare. Sipas tij, ky projekt në të ardhmen do të sjellë mundësira të reja, pasi Shqipëria synon që të ketë jo vetëm udhëtime brenda Europës, por edhe udhëtime trans-oqeanike.

“Si projekt në të ardhmen, do të sjellë mundësira të reja në këtë fushë dhe ne nuk do të mjaftohemi vetëm me ekuipazhin e bukurisë dhe hijeshisë, por edhe do të përfitojmë nga bashkëpunimi me kompaninë partnere për të kualifikuar pilotët dhe teknikët tanë. Për të pasur në një periudhë afatmesme një ekuipazh shqiptar jo vetëm në anën e udhëtarëve, por edhe në kabinën e pilotëve dhe një ekip teknik mbështetës shqiptar në tokë, për të mbajtur në çdo kohë dhe për të bërë gati për fluturim avionët e AIR ALBANIA”, – theksoi ai. Ndërkaq, Rama paralajmëroi që së shpejti nisin punimet për aeroportin e Vlorës dhe të Kukësit.

Rama e konsideroi historike kompaninë ajrore për aviacionin tonë duke e konsideruar një markë të re shqiptare.

“Unë quhem Joleza dhe jam pjesë e ekuipazhit dhe kompanisë së madhe ‘Air Albania’. Në emër të kolegëve dhe në emër të të gjithë shqiptarëve ju falenderojmë për këtë mundësi, për lindjen e kësaj kompanie aviacioni dhe ju premtojmë që vërtetë do të përfaqësojmë dhe do të shërbejmë me profesionalizëm. Do të përfaqësojmë kombin tonë në mënyrë dinjitoze, me dashuri dhe mikpritjen që na karakterizon ne shqiptarët. Ashtu siç është edhe një shprehje: ‘Shqiponjat janë krijuar për të fluturuar’, faleminderit që i latë të lira këto shqiponja për të përfaqësuar kombin shqiptar dhe për të prekur sa më shumë kombe dhe për t’i thënë ejani në kombin tonë”.

Lidhur me mënyrën e aplikimit, ato sqaruan se fillimisht lajmërimin e kishin parë tek faqja e Kryeministrit në rrjetin social “Facebook” ndërsa pas pranimit të aplikimit, iu nënshtruan intervistës dhe testimeve për të bërë edhe përzgjedhjen përfundimtare të tyre (test psikologjik, gjatësi, peshë, njohuri, eksperiencë pune etj). Skuadra shqiptare e ekuipazhit ajror do të nisë trajnimin intensiv në Stamboll për tri javë të plota, duke nisur nga kjo e dielë. /ma.me

Next Post
Myslimanët shqiptarë drejt ndarjes në “Gylenistë” dhe “Erdoganistë”

Myslimanët shqiptarë drejt ndarjes në “Gylenistë” dhe “Erdoganistë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In