Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka nënshkruar një marrëveshje me përfaqësuesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdaraj, në lidhje me fondacionet për procesin e rindërtimit. Ministri Ahmetaj bën me dije se janë 1 milion euro donacione nga shqiptarët të mbledhura nga Fundjavë Ndryshe, të cilat do të përdoren për rindërtimin e shtëpive.
“Rindërtojmë🤝 bashkë
Nënshkrimi i marrëveshjes me Fondacionin Fundjavë Ndryshe.
1 milionë euro donacione nga shqiptarë brenda e jashtë vendit, do të angazhohen nga Fondacioni Fundjavë Ndryshe në fazën e parë për ndërtimin e afro 45 banesave në Tiranë 🏠🏘🌳
👉Pas një pune intensive disa mujore për detajimin e projektit dhe të gjithë hapave të ndërmjetëm për përgatitjen e sheshit të ndërtimit, shumë shpejt një tjetër kantier do t’i bashkohet kantierit të madh të Rindërtimit pas tërmetit.
Rindërtimi vazhdon çdo ditë me një kilometër të ri, një rrugë të re, një shkollë të re, një shtëpi apo një lagje të re 🏗🛣🏘🏫!
#DerinëFund”, shkruan Ahmetaj teksa ndan edhe momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.
/e.rr