• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Abuzimi, pluhur tulle dhe allçie si ngjyrues dhe forcues në ushqime

by Java News
24/04/2019 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër skandal po denoncohet fort nga ekspertët, sa i përket abuzimeve që bëhen me produktet ushqimore. Kohët e fundit është zbuluar se abuzimi me ushqimet ka arritur “majat”.

“Top Story” shfaqi ato që ishin pluhur tulle dhe pluhur allçie, që përdoren masivisht në ushqime. Pluhuri i tullave shërben si ngjyrues, ndërkohë që pluhuri i allçisë mund të përdoret për të forcuar produkte të tilla si djathi.
Pra, mund të themi që sot shqiptarët ushqehen edhe me materiale ndërtimi. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka laboratorë që t’i identifikojë ato.
“Analiza instrumentale ka bërë të njohur edhe përqindjen e elementëve që nuk kanë qenë të njohura paraprakisht nga ne. Nuk na ka shkuar mendja që janë përdorur produkte, që janë totalisht të papajtueshme me përbërësit ushqimorë. Pluhura materialesh inorganike, pluhura materialesh inerte. Si ngjyrues janë përdoruar po materiale të tilla, por s’po hyj në detaje”, tha Prof. Dr Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.
Produktet ushqimore, të cilat janë të ambalazhuara me materiale të ricikluara, rrezikojnë jetën e njeriut.
Sipas ekspertëve, ka fakte se nga materialet e riciklueshme që përdoren për paketim, migrojnë elementë kancerogjenë në ushqime.
Këtu mund të përmendim mishin e grirë të paketuar, kërpudhat, gjalpin, qumështin, vajin e ullirit, ujin, lëngjet e ndryshme.

“Në paketimet ushqimore bashkëjetesa nuk është asnjëherë miqësore mes produktit dhe paketimit. Nga paketimi te ushqimi emetohen, migrojnë produkte kancerogjene. Praktikisht ne kemi prova se ekzistojnë përbërës që nuk kanë qenë në produktin ushqimor në momentin e prodhimit të tij. Nga këto produkte do të përmendja qumësht, vaj ulliri, uji. Ndodhen produkte që të analizuara me aparaturë instrumentale të hollë, kanë rezultuar produkte të tilla që sulmojnë drejtpërdrejt shëndetin e njeriut”, tha më tej Prof. Dr. Ilirjan Malollari.

Për të garantuar sigurinë ushqimore, çdo hallkë e zinxhirit luan një rol vendimtar. Duhet të kuptojmë që kontaminimi i ushqimeve fillon që nga toka, mënyra sesi ushqehen kafshët, mënyra si përpunohen produktet, si ruhen dhe si transportohen deri në tavolinën e konsumatorit.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Lazio hakmerret ndaj Milan-it në “San Siro”, shkon në finalen e Kupës së Italisë

VIDEO/ Lazio hakmerret ndaj Milan-it në "San Siro", shkon në finalen e Kupës së Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com