• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ “A keni turp për krimet në Aleppo…”, ambasadorja amerikane në OKB sulmon Rusinë

by A R
14/12/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vakuimi i planifikuar i luftëtarëve rebelë dhe civilëve nga Alepo lindore është shtyrë.

Dhjetëra autobusë të qeverisë janë dërguar në pikën e nisjes, por asnjëri prej tyre nuk është nisur ende, thonë raportet nga qyteti.

Sipas disa njoftimeve, luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve po ashtu kanë rinisur.

Më herët, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, tha se ofensiva e Qeverisë siriane në Alepo, e mbështetur nga Rusia dhe Irani, ka marrë fund dhe se është arritur marrëveshje për evakuimin e rebelëve dhe civilëve.

Churkin i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se civilët nuk do të dëmtohen nga marrëveshja.

Por, Shtetet e Bashkuara e përshkruan dhunën në Alepo si “fatkeqësi moderne”, ndërsa OKB-ja, së bashku me disa qeveri perëndimore, akuzuan forcat e Qeverisë siriane për vrasje të qëllimshme të civilëve.

“Regjimi i (presidentit sirian) Assadit dhe Rusia kanë vendosur të marrin çdo pëllëmbë të Alepos me forcë, duke mos marrë parasysh se sa trupa të pafajshëm dynden para tyre”, tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Samantha Power.

Churkin insistoi se “aktivitetet ushtarake në lindje të Alepos kanë ndaluar” dhe se Qeveria e Sirisë ka marrë kontrollin e asaj pjese.

“Deklarata e përfaqësueses së SHBA-së më duket shumë e çuditshme. Ajo flet sikur të ishte Nënë Tereza. Ju duhet të kujtoni se cilin vend përfaqësoni, se çfarë ka bërë vendi juaj dhe pastaj të flisni nga pozicioni i autoritetit moral apo ndonjë superioritet tjetër”, tha Churkin.

Alepo lindore është kontrolluar nga rebelët qysh në vitin 2012.

Sipas marrëveshjes për evakuim, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia, civilët dhe rebelët nga lindja e Alepos do të evakuohen në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë.

OKB-ja tha se “nuk është e përfshirë” në planin e evakuimit, porse është e gatshme të ndihmojë transportimin e të plagosurve dhe të sëmurve.

OKB-ja tha se ka prova të besueshme se në katër zona të Alepos lindore, janë vrarë 82 civilë. Zëdhënësi për çështje humanitare i OKB-së, Jen Laerke, tha se në Alepo duket sikur ka “kolapsim të plotë të humanitetit”.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara thanë se Qeveria e Sirisë, ashtu si edhe ato të Rusisë dhe Iranit, janë përgjegjëse për mizoritë e kryera në qytet. Damasku dhe Moska i kanë hedhur poshtë akuzat.

Në një intervistë për median ruse, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta.

Ai tha se zyrtarët dhe mediat kanë shprehur shqetësim për civilët kur forcat qeveritare kanë avancuar në Alepo, porse nuk janë brengosur kur rebelët islamikë kanë sulmuar civilët dhe trashëgiminë kulturore në Palmira.

Rikthimi i Alepos lindore paraqet fitore të madhe propagandistike për Qeverinë e Assadit, e cila tani kontrollon pothuajse të gjitha qendrat më të populluara në vend./rel/a.m.

Next Post
Aksidenti i nxënësve, arrestohet shoferi i mikrobusit, procedohet drejtuesi i mjetit tjetër

Aksidenti i nxënësve, arrestohet shoferi i mikrobusit, procedohet drejtuesi i mjetit tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In