Një grup prej 58 notarësh britanike, francezë, hollandezë dhe shqiptarë do të kalojnë me not distancën që ndan brigjet shqiptare me ishullin e Korfuzit.
Ky aktivitet i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe autoritetet e Korfuzit tenton të sjellë një vëmendje jo vetëm në aspektin turistik, por edhe atë historik.
“Kanali i Korfuzit një hapësire detare, e cila gjithmonë ka ndarë dy botë është vetëm 2 km në pikën e saj më të ngushtë. Por këto dy kilometra kanë ndarë gjithmonë këto brigje për arsye politike dhe historike.
Për këtë arsye ky aktivitet kërkon, që të krijojë një urë lidhëse midis këtyre brigjeve për të nxitur më shumë shkëmbime kulturore sportive dhe turistik”.
/b.d