Një 51-vjeçar nga Kurbini është vënë në pranga në Tiranë. Sipas asaj që ka njoftuar policia, ai kishte fshehur në një çantë 20 kallëpe me tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.
“Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të implikuar në të. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r