11-vjeçarja Elle Hatamiya, nga San Francisco është një atlete multidisiplinare e cila trajnohet gjatë gjithë vitit në artet marciale, gjimnastikë dhe peshëngritje. Aftësitë e saj janë mbresëlënëse.
Ajo stërvitet për rreth 25 orë në javë për të treja sportet. Elle mund të ngrijë rreth 35 kg shtanga nga toka dhe rreth 56 kg deri tek gjuri.
Në qershor të këtij viti në SHBA ajo u shpall kampione kombëtare peshëngritjeje për moshën e saj.
Ndërkohë që fëmijët e tjerë të moshës së saj ngrijnë vetëm smartphone, ajo e ka nisur mbarë rrugën e saj për në lojërat olimpike./klan/a.k