• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rendimenti fiskal, Rama vs. Berisha

by Java News
13/12/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Zaloshnja

Gjatë prezantimit të një projekti të ri të Bankës Botërore për qarqet e jugut, Edi Rama deklaroi se “refoma kundër informalitetit ka dhënë disa rezultate, por ende mbetemi të pakënaqur”. Dhe në fakt, ka vërtet arsye të jetë i pakënaqur.

Një nga treguesit kryesorë të pakësimit të informalitetit në ekonomi është rritja e rendimentit fiskal të qeverisë – thënë më thjeshtë, e aftësisë së saj për të vjelë taksat e tatimet. Po të krahasojmë vitin e tretë të qeverisjes së Ramës me vitin e tretë të qeverisjes së Berishës, shohim se rendimenti fiskal në dy periudhat ka qenë i njëjtë.

Që krahasimi të ketë kuptim, duhen krahsuar taksa që nuk u janë ndryshuar përqindjet e aplikimit, dhe që të ardhurat prej tyre të llogariten si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (për të shmangur ndikimin në to të rritjes ekonomike dhe të inflacionit).

Dy taksa të tilla janë TVSH-ja dhe sigurimet shoqërore/shëndetsore, të cilat sigurojnë mbi gjysmën e të ardhurave shtetërore. Një nivel i lartë i të ardhurave nga taksa e parë tregon se shumica e mallrave qarkullojnë me fatura reale, ndërsa niveli i lartë i së dytës tregon se shumica e punonjësve janë të regjistruar dhe se pagat e tyre raportohen afër realitetit.

Në 6-mujorin e parë të 2016-ës, të ardhurat nga TVSH-ja ishin sa 8.7% e PBB-së, ndërsa në 6-mujorin e parë të 2008-ës ishin sa 9.6% e PBB-së. Ndryshe mund të themi se të ardhurat nga TVSH-ja do të kishin qenë rreth 60 milionë dollrarë më shumë në 6-mujorin e parë, nëse rendimenti fiskal i kësaj takse do të kishte qenë në nivelin e 2008-ës.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore/shëndetsore ishin sa 5.3% e PBB-së në 6-mujorin e parë të 2016-ës, krahasur me 4.4% të PBBsë që ishin në të njëjtin 6-mujor të 2008-ës. Ndryshe mund të themi se të ardhurat nga sigurimet shoqërore/shëndetsore do të kishin qenë rreth 60 milionë dollrarë më pak në 6-mujorin e parë, nëse rendimenti fiskal i kësaj takse do të kishte qenë në nivelin e 2008-ës.

Nëse i kombinojmë të ardhurat nga të dyja burimet, shohim se rendimenti fiskal i tyre është i njëjtë – 14% e PBB-së.  Po ndërkohë që rendimenti fiskal i qeverisë Rama ishte njësoj me atë të qeverisë Berisha (në vitin e tretë të qeverisjes), ato ndryshojnë për sa u përket shpenzimeve.

Qeveria Rama e mbylli 6 mujorin e parë të këtij viti me suficit buxhetor. Të ardhurat ishin sa 27.5% e PBB-së, ndërsa shenzimet ishin më të ulta – sa 25.3% e PBB-së.

Nga ana tjetër qeveria Berisha e mbylli 6 mujorin e parë të 2008-ës me deficit buxhetor. Të ardhurat sa 26.4% e PBB-së, ndërsa shenzimet ishin më të larta – sa 26.9% e PBB-së. Dhe problemi me qeverinë Berisha ishte se, nga viti në vit, e uli rendimentin në vjeljen e të ardhurave (24.1% e PBB-së kur mbaroi mandatin), ndërkohë që i rriti shpenzimet (të deklaruara e të padeklaruara).  Gjë që ndikoi për ndërhyrjen emergjemte të FMN-së më 2013, me një kredi të butë 400 milionë dollarëshe…

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Tiranë, Bulevardi qendror pa drita, OSHEE: E stakuam energjinë për shkak të mbingarkesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In