• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ 100 euro në këmbim të seksit, gazetari shqiptar vishet si femër e bën pazar me burrat për në motel: Mos të lë zemra…!

by Java News
04/12/2021 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari shqiptar nga Kosova Gani Gërmia i veshur si femër, i ka lajthitur të moshuarit me të cilët ka bërë pazar për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Sheshi në afërsi të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, i njohur me emrin ‘Te trekëndëshi’, është bërë vend ku vajzat që sheshin trupin e tyre dalin për të takuar klientët e tyre potencialë, të cilët në shumicën e rasteve janë persona të moshuar.

Visar Dërmaku, i njohur me emrin e tij artistik Gani Gërmia, ka bërë një ‘kamerë të fshehtë’ duke u veshur si femër për të vënë në lajthitje të moshuarit të cilët kishin dalë ‘Te trekëndëshi’ për të takuar ndonjë femër me të cilën do të mund të merreshin vesh për të shkuar në motel në këmbim të parave.

Në video Gani Gërmia i veshur si fëmër shihet teksa takon burrat e moshuar, të cilëve fillimisht u kërkon 100 euro në këmbim të seksit. Por të moshuarëve ky çmim u duket shumë i lartë, dhe kërkojnë që ‘ajo’ të shkojë me çmim më të lirë. Në bisedë e sipër, ‘klientët’ e moshuar i thonë Gani Gërmisë, se vajzat tjera shkojnë me ta për vetëm 10 euro.

Njëri prej tyre edhe fillon ta prekë me dorë Gani Gërminë, dhe i bën lutje, që të pajtohet me çmimin prej 10 euro, duke i kërkuar që të marrin një taksi dhe të nisen drejtë ndonjë moteli në Fushë Kosovë.

Sheshi afër komunës, njihet si vend, ku të moshuarit dhe vajzat që shesin trupin e tyre, takohen për t’u marrë vesh për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Fenomeni i prostitucionit, ku të moshuarit paguajnë vajza të reja, të cilat i dërgojnë nëpër motele nuk është i vogël.

Ka pasur edhe raste ku të moshuarit nuk kanë mundur t’i përballojnë aktit me vajza të reja, pasi ata i ka tradhëtuar zemra, duke gjetur edhe vdekjen./m.j

Next Post
Bashkia e Tiranës pritet të akordojë të tjera kredi të buta, kriteret dhe dokumentet e nevojshme

Bashkia jep lajmin e mirë/ Hapen aplikimet, kriteret për të përfituar kredi të butë për strehim në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com