Ish kryeministri Sali Berisha ka çuditur gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Teksa fliste për shembjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në rrugën “Myslym Keta” ai ngatërroi emrin e rrugës, duke thënë se bëhet fjalë për rrugën “Myslym Shyri”.
“Ajo që u zhvillua në rrugën Myslym Shyri ishte mënyrë çnjerëzore e të zgjedhurve vendorë e qendrorë pasi pabesisht zgjodhën pragun e festave për të përdorur forcën, buldozierët”, tha Berisha.
/a.r