Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk do të ketë thjesht rol mbikëqyrës dhe monitorues të skanerit për gjyqtarët dhe prokurorët, për ligjshmërinë e pasurisë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.
Projektligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve e shndërron Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në organ hetimor.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, që do të emërohen nga Operacioni i Monitorimit, ngarkohen me ligj që të hetojnë dosjet e pasurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke u kthyer në hetues të mirëfilltë.
shqiptarja.com/d.i.