• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vëzhgimi / Tirana aktuale, më e dobëta në 10 vitet e fundit

by A R
29/10/2018 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barazimi në javën e parë të fazës së dytë përballë Kamzës, nuk ishte sërish një lajm i mirë për Tiranën. Skuadra bardheblu mori vetëm një pikë nga ky takim. Kështu Tirana mbetet në kuotën e 9-të pikëve në kampionat, dhe ndan së bashku me Luftëtarin vendin e 7 dhe të 8 në renditje, ku Gjirokastritët gjithashtu kanë 9-të pikë, pas dhjetë javësh kampionat. Kështu skuadra bardheblu është 13 pikë larg vendit të parë dhe 5 pikë vendit të fundit. Edhe pse kampionati është i gjatë dhe deri në fund ende nuk mund të thuhet se çfarë do të ndodh, sërish vlen të shihet e shkuara.

Telesport ka bërë një vëzhgim, të situatës së Tiranës në 8-të sezonet e fundit, duke nisur nga ai i vitit 2010-2011 e deri te sezoni aktual, përjashto sezonin që skuadra luajti në Kategorinë e Parë (2017-2018). Sezoni 2016-2017 e gjente Tiranën në vendin e katër në renditje pas javës së dhjetë të kampionatit. Edhe pse ai është sezoni më i errët i historisë bardheblu, pasi në fund të tij do të zbriste nga kategoria, në dhjetë javët e para të atij sezonit, Tirana grumbullonte 17-të pikë dhe mbante vendin e katër në renditje.

Në sezonin 2015-2016, Tirana sërish ishte në pozita të mira në renditje në dhjetë javët e para të kampionatit. Skuadra bardheblu mbante vendin e katër me 16 pikë, pasi merrte 4 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje në dhjetë javë. Më mirë ishte sezoni 2014-2015, pasi në dhjetë javët e para të kampionatit, ekipi bardheblu kryesonte renditjen me 21 pikë, ndërsa linte pas skuadra si Partizani, Kukësi, Skënderbeu etj. Në atë kohë, Tirana fitonte 6 takime, barazonte 3 dhe regjistronte vetëm 1 humbje.

Pozita më të dobëta në renditje gjatë këtyre nëntë viteve, Tirana i ka pasur gjatë sezonit 2013-2014, kur në javën e dhjetë të kampionatit, skuadra bardheblu ndodhej në vendin e parafundit të klasifikimit. Mirëpo në atë kohë, kampionati përbëhej nga 12 skuadra, ndërsa në dhjetë javët e para të Superligës, Tirana merrte 10 pikë, pra një më shumë se sezoni aktual.

Para sezonit të sipërpërmendur, Tirana e periudhës 2012-2013, mbante vendin e pestë në renditje, ndërsa në dhjetë javë kampionat grumbullonte 16 pikë. Në atë sezon kampionati përbëhej nga 14 ekipe. Në sezonin 2011-2012, ekipi bardheblu sërish ka pasur një ecuri pozitive në dhjetë javët e para të Superligës. Vendi i dytë në renditje me 23 pikë të grumbulluara, 7 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Në kampionatin e sezonit 2010-2011, Tirana ishte sërish në vendin e katër në renditje pas javës së dhjetë të kampionatit. Skuadra bardheblu grumbullonte në total 15 pikë, pasi fitonte katër takime dhe barazonte tre të tjera. Duke parë këto të dhëna, është e natyrshme të thuash që ky është sezoni më i dobët i kësaj dekade për skuadrën bardheblu. Madje më dobët edhe se sezoni kur ekipi zbriti nga Superliga, duke shëtitur për një sezon në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri.

Next Post
Jetojnë në një pallat por nuk flasin, si u prish miqësia e Julit me Gentin

Jetojnë në një pallat por nuk flasin, si u prish miqësia e Julit me Gentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com