• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vëzhgimi i zgjedhjeve të 25 prillit/ Alibeaj: Raporti i Këshillit të Europës evidenton parregullësitë

by A R
22/06/2021 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se “25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe këtë e evidenton edhe Asamableja Parlamentare e Këshillit të Europës”, e cila sipas tij, “në raportin e saj të vëzhgimit, konfirmon elementët që çuan në masakrën zgjedhore të 25 prillit”.

“Sepse çfarë tjetër mund të jenë pohime si: “Zyrtarët abuzuan me pushtetin e funksioneve publike”; “Keqqpërdorim i burimeve të administratës”; “Raportimet për blerje të votës, për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet?”, tha Alibeaj në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së.

Ai tha se “përpos dënimit që delegacioni i Asamblesë bën ndaj këtyre akteve, si dhe thirrja ndaj autoriteteve për t’i dhënë fund këtyre parregullsive për të rritur besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore, raporti vendos theksin mbi një nga elementët më djallëzor të kësaj masakre”.

“Atë të patronazhistëve dhe përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, “i cili, me fjalët e raportit, përbën një shqetësim serioz dhe që i bën votuesit vulnerabël.” Një vulnerabulitet që bëhet edhe më i prekshëm për qytetarët kur, jo më larg se dje, një hetim që është vetëm në fillesat e tij, zbuloi se zjarrëfikësi i bashkisë së Tirnaës nuk ishte vetëm koka e trafikut të drogës, por edhe një nga patronazhistët e Partisë Socialiste. Hera e dytë kjo, brenda një jave, ku teksa ndiqet filli i trafikut të drogës, arrihet pashmangshmërisht te partia në pushtet dhe lidhjet e saj me krimin, të cilin e përdor për blerjen e votave. Sikurse ishte edhe rasti i dy të arrestuarve të operacionit “Lugina””, tha Alibeaj.

Ai theksoi se “Misioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk ka qenë vetëm dëshmitar i momenteve të shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit, apo, siç pohohet në raport, të presionit mbi votuesit, ku kanë kanë “vëzhguar se si një person tërhiqej me forcë drejt qendrës së votimit dhe instruktohej si të votonte””.

“Por ata vetë kanë pësuar presion, pasi kërcënimet nuk kanë munguar edhe ndaj ambasadores së një shtetit partner, takimi i të cilës u mbyll pasi një nga pjesëmarrësit u rrëmbye nga bandat në shërbim të regjimit. Dhe po kaq i prerë siç është raporti mbi atë që ndodhi në 25 prill, është edhe me atë që ndodhi me shkeljen e marrëveshjes së 5 Qershorit. Për të cilën thueht se “procedura për ndryshimet e njënanshme, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, pa konsultime, dhe krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme.” Dhe se “ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem””, tha ai.

Alibeaj theksoi se “ky raport dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës pati sy për të parë atë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor nuk duan të shohin”.

“Ky raport dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës kërkon atë transparencë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor i mohojnë shqiptarëve. Ky raport dëshmon se ne duhet dhe do të bashkëpunojmë me partnerët tanë për të zhbërjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për ndërtimin e një plarforme për të sjellë legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, tha ai.

/a.r

Next Post
Homoseksualët fusin në sherr UEFA-n dhe Gjermaninë

Homoseksualët fusin në sherr UEFA-n dhe Gjermaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In