• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Homoseksualët fusin në sherr UEFA-n dhe Gjermaninë

by A R
22/06/2021 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UEFA ka bllokuar planin e Gjermanisë për ta ndriçuar pjesën e jashtme të “Allianz Arena” me ngjyrat e ylberit të mërkurën, gjatë ndeshjes së “Euro 2020” me Hungarinë. Ka pasur akuza për pankarta anti-LGBT +, që janë shfaqur në Budapest më herët, në këtë kompeticion. Hungaria sapo ka miratuar legjislacionin që ndalon shkollat ​​të shpërndajnë përmbajtje që konsiderohen promovim i homoseksualitetit dhe ndryshimit gjinor.

Përkundër mbështetjes lokale në Gjermani për solidarizim ndaj njerëzve LGBT +, UEFA ka njoftuar se do të ndalojë ndriçimin me ngjyrat e këtij komuniteti gjatë ndeshjes së Grupit F. Kjo, për të mbajtur qëndrim neutral në lidhje me çështjet politike.

Ja deklarata e UEFA-s: “Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqëritë tona; përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha, me të cilat përballemi sot. Sjellja diskriminuese ka dëmtuar dy ndeshje të Europianit gjatë lojës, si dhe jashtë stadiumeve, me ligjërimin në internet rreth sportit që duam.

Megjithatë, UEFA, përmes statutit të saj është një organizatë neutrale për çështjet politike dhe fetare. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike, një mesazh që synon vendimin e marrë nga parlamenti kombëtar hungarez, UEFA e refuzon këtë kërkesë të autoriteteve gjermane”.

Zëdhënësi i DFB, Jens Grittner paralajmëroi se UEFA mund ta parandalojë Gjermaninë të tregojë mbështetje për komunitetin LGBT + për shkak të ligjeve të saj mbi stadiumin para se të bëhej njoftimi përfundimtar. Qeveria lokale në Mynih ka konsideruar gjithashtu ekspozimin e flamujve me ngjyra të ylberit diku tjetër në qytet, pavarësisht nga vendimi përfundimtar i UEFA-s për stadiumin.

Mesfushori gjerman, Leon Goretzka ishte midis shumë anëtarëve të ekipit të tij kombëtar, që mbështeti simbolikën e LGBT + këtë javë: “Do të ishte plotësisht absurde nëse do të duhej të kërkonim falje për të, sepse është absolutisht e qartë se çfarë përfaqëson kjo. Ne si një botë futbolli duam t’i kundërvihemi racizmit dhe homofobisë me shumëllojshmëri”.

Situata e “Allianz Arena” vjen pasi UEFA fillimisht nisi një hetim mbi shiritin me ngjyrat e ylberit të Manuel Neuer, që e ka mbajtur në krahë gjatë ndeshjeve të “Euro 2020”. Mes presionit, organi drejtues i futbollit europian u tërhoq dhe justifikoi: “Shiriti i kapitenit është vlerësuar si një simbol i ekipit për diversitetin dhe kësisoji ka qenë për një kauzë të mirë”.

/a.r

Next Post
Prerja e pyjeve në Bulqizë / Arrestohen dy vëllezër, procedohen 3 të tjerë

Prerja e pyjeve në Bulqizë / Arrestohen dy vëllezër, procedohen 3 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi ditor i Brankos, premte 13 nëntor 2026

November 13, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

November 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

November 13, 2026
Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

November 13, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Tirana, kryeqyteti më i shtrenjtë i rajonit për ushqimet! Me 100 euro në Prishtinë blen 46% më shumë

November 13, 2026
Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In