• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vëzhgim/ Fëmijët nuk preferojnë perimet

by
19/06/2015 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një “betejë” e vërtetë është ajo që ndodh çdo drekë apo darkë në tavolinën e ngrënies me fëmijët.

Vështirësia më e madhe është t’i bindësh të hanë fruta dhe perime, sepse është shumë e komplikuar që t’u shpjegosh disa rregulla bazike të të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme.

Në fakt, kur vjen puna tek rregullat, aty çalon pak puna, por nëse mendoni për një çast të gjithë të mirat që vijnë nga ushqimi i shëndetshëm, duhet që t’i rimendoni.

Fëmijët do të jenë më energjikë, do të jenë më të fortë si fizikisht dhe psikologjikisht, do të kenë një stil jetese më të mirë dhe do të jenë më të suksesshëm nëse hanë shëndetshëm.

Sigurisht, është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Sapo je kthyer nga puna, je lodhur dhe gjithçka që do është të mos grindesh me fëmijën që s’po ha spinaqin. Por pikërisht në këtë moment duhet treguar vendosmëri dhe të mos bëni pazare duke bërë që t’iu bindin që të zëvendësoni sallatën e karrotat me ëmbëlsira e patatina.

Por, sigurisht, nëse ushqeheni shëndetshëm edhe fëmija juaj do të ushqehet shëndetshëm e nëse keni probleme me obezitetin, ka shumë gjasa që edhe fëmija juaj të jetë obez.

Dhe në fakt ata që vuajnë nga obeziteti nuk janë të paktë në numër. Një studim i vitit 2013 i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik thotë se 21.5% e fëmijëve shqiptarë të moshës 7-10 vjeç janë mbipeshë dhe 7.7% janë obezë, nga ku 65% jetojnë në zona urbane dhe 35% në ato rurale: çfarë do të thotë se 1 në 4 fëmijë obezë jeton në fshat dhe 3 nga 4 jetojnë në qytet.

Kjo përqindje e obezitetit tek fëmijët shqiptarë është alarmuese, jo vetëm për problemet e shumta që shkakton, si obeziteti dhe sëmundje të tjera kardiovaskolare, por edhe sepse obeziteti dhe mbipesha janë tregues i një shoqërie të pashëndetshme. Ndaj dhe është shumë e rëndësishme që prindërit t’u edukojnë fëmijëve kulturën e ushqimit të shëndetshëm, duke i bërë ata pjesë të ekipit të frutave dhe perimeve.

Sipas një vëzhgimi të kryer nga ATSH, fëmijët nuk preferojnë të ushqehen shëndetshëm duke përdorur perimet, por sytë i kanë tek ëmbëlsirat, patatinat e ushqimi i shpejtë.

Ndërkaq, studimet  kanë treguar se mënyra më e mirë është që edukimi të nisë herët, që në barkun e nënës, pasi zakonet e të ushqyerit transmetohen herët. Kërkimet kanë treguar se nëse nëna konsumon perime, fëmija ka shumë gjasa që t’i konsumojë ato më me lehtësi dhe në një varietet më të gjerë.

Ndërkohë që në një moshë më të rritur, fëmijët duhet të përfshihen sa më shumë në përgatitjen e ushqimit: që nga blerja e produkteve deri tek gatimi. /ATA/

Next Post

Raporti i KVV: Fushata pati tentativa për blerje vote, u përdorën fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korçë/ Aksident tragjik, humb jetën një fëmijë

Kokainë dhe kanabis në doza gati për shitje, në pranga dy të rinjtë në Durrës

July 1, 2026
“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

July 1, 2026

Prej protestave mund të rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme

July 1, 2026
Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

July 1, 2026
Sherr mes dy personave në Kombinat, njëri qëllon me armë

Të tjera ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, ja kush janë drejtuesit e rinj

July 1, 2026
Si ta dalloni gjarprin helmues? Eksperti tregon shenjat dhe këshillat që mund t’ju shpëtojnë jetën

Si ta dalloni gjarprin helmues? Eksperti tregon shenjat dhe këshillat që mund t’ju shpëtojnë jetën

July 1, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpërblimi i pensionistëve/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

July 1, 2026
Krimet zgjedhore/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Krimet zgjedhore/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

July 1, 2026
Deputeti i AAK thirrje Vetëvendosjes: Mos u përfshini në protestat në Tiranë! Dëm historik për Shqipërinë dhe Kosovën

Deputeti i AAK thirrje Vetëvendosjes: Mos u përfshini në protestat në Tiranë! Dëm historik për Shqipërinë dhe Kosovën

July 1, 2026
GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin! Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin! Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In