Kuvendi i Kosovës ka disa javë që nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë plenare të rregullt pasi që partitë opozitare kanë penguar mbarëvajtjen. Hera e parë ishte kur opozita gjuajti me ve kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili doli në foltoren e Kuvendit për të sqaruar marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë.
Hera e dytë ishte kjo e ditës së enjte kur sërish opozita bllokoi punimet e Kuvendit, por kësaj radhe zgjodhën mënyrë më radikale duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e deputetëve, raporton Koha.net. Por, të gjitha këto veprime, në opinion po shihen me sy të ndryshëm. Disa i mbështesin veprimet e opozitës, e disa i kritikojnë. Ka edhe prej atyre që këto veprime po i shfrytëzojnë për të krijuar art. Rasti i parë ishte i disenjatorit nga Rahoveci, Agi Haxhimurati, i cili krijoi hartën e Kosovës me vezë në vend të yjeve dhe hartës së Kosovës.
Tani, në emailin e redaksisë Koha.net ka arritur edhe një ilustrim për Lëvizjen Vetëvendosje, ku logoja e këtij subjekti politik është punuar me vezë, të cilën mund ta shihni në vijim.