• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vezët dhe pritat në rrugë, Hajdarmataj: Po i tregojmë deputetit Basha se për të s’ka më qetësi

by A R
18/01/2022 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pati paraditen e së martës një takim me gratë demokrate, pranë RTSH.

Por, jashtë ambienteve ku do të mbahej takimi ishin mbledhur disa gra të LDG dhe të rinj të FRPD-së që e pritën kreun e të djathtëve me pankarta që lexonin “Basha, një humbës serial” apo edhe me thirrjet “Basha ik”. Nuk munguan as vezët të hedhura në drejtim të automjetit të Bashës.

Kjo sjellje për anëtaren e Komisionit të Përkohshëm të Rithemilit Mimoza Hajdarmataj, është normale dhe shërbejnë për t’i dhënë mesazhin “deputetit Basha” se kohët e tij të qeta kanë përfunduar.

E ftuar në “ABC Live” me Sibora Bitrin, Hajdarmataj thotë se bëhet fjalë për reagime spontane ndaj sjelljes kriminale që u bë sipas saj në protestën e 8 janarit.

“I bërë bashkë me Ramën,  Basha është një armik më shumë i PD-së. Këto janë reagime spontane ndaj një sjelljeje kriminale, me mercenarët e tij, i mbështetur nga policia. Nxjerrja e deputetëve nga grupi parlamentar ishte kundër ligjit.”

Kurse, analisti Lorenc Vangjeli duke u kthyer tek takimi me gratë tha se të shkosh i shoqëruar nga burra për mbrojtje në këtë lloj takimi është diçka që nuk shkon.

“Të shkosh të takosh gratë e partisë tëndë, i shoqëruar i mbrojtur nga burra, kjo është diçka që nuk shkon.  Ajo që shohim ne sot është pasoja e refuzimit për të parë shkakun në sy. Asnjëri nga të dy.”

Vangjeli u shpreh se mes Berishës dhe Bashës ka pasur një marrëveshje që nga maji kur ish-kryeministri u shpall “non grata” nga SHBA deri në momentin që Basha u rizgjodh në krye të PD.

Më pas, ajo që pasoi sipas tij ishte një prishje e marrëveshjes në mënyrë të njëanshme nga Basha.

“Berisha të tregojë prova për një tjetër pakt të bërë nga maji i shpalljes ‘non grata’ deri në zgjedhjen si kryetar i PD. Kanë një marrëveshje jo të ndershme ndaj demokratëve, që është prishur besoj në mënyrë të njëanshme nga Basha. Kjo është pjesa thelbësore e shkakut që të dyja palët refuzojnë ta shohin në sy.”

Kurse për kyrministrin Edi Rama, Vangjeli tha se është duke përdorur një hile duke anashkaluar faktin që kreu i qeverisë nuk e ka komentuar asnjëherë shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit.

“Ka një hile që po e përdor kryeministri, duke tentuar të tregojë distancë ndaj palëve por duke mos fshehur gazin për atë që po ndodh në PD, ia kanë marrë qendrën e vëmendjes. Anashkalon që Berisha është non grata. Nuk është shprehur për këtë.

/a.r

Next Post
“Kështu do ta drejtoni PD? Me njerëz që ju ndjekin me vezë…”, Basha: Syri sheh atë që do mendja…

"Kështu do ta drejtoni PD? Me njerëz që ju ndjekin me vezë...", Basha: Syri sheh atë që do mendja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In