• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vezë ndaj ministrave/ Radha e Memli Krasniqit, Vetëvendosje sulmon nënkryetarin e PDK

by Lorenc Vangjeli
28/12/2015 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, është sulmuar me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Raportohet se si pasojë e këtij sulmi ndaj ministrit Krasniqi, kanë ndërhyrë efektivët e sigurimit fizik të tij që janë përleshur me këta aktivistë, ku menjëherë ka ardhur policia dhe i ka prangosur. Sulmi ka ndodhur afër lokalëve në rrugën “Rexhep Luci”.

Vetëvendosja ka bërë publik sulmin nëpërmjet kësaj deklarate shpërndarë për mediat:

“Të hënën, në datën 28 dhjetor 2015, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë gjuajtur me vezë zëvendëskryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Memli Krasniqi, aktualisht Ministër i Bujqësisë në qeverinë e Isa Mustafës, është një prej mbrojtësve më të zellshëm të veprimeve kundër-kushtetuese të qeverisë. Ai ka mbrojtur marrëveshjet kriminale të nënshkruara nga qeveria, dhe ka justifikuar veprimet e dhunshme të cilat pushteti i ka ndërmarrë ndaj aktivistëve dhe deputetëve të opozitës.

Përndryshe, Memli Krasniqi si Ministër ka dështuar në çdo politikë të ndihmës ekonomike, të subvencionimit, apo të planifikimit zhvillimor për sektorin e bujqësisë, i cili është një prej sektorët e lënë pas dore edhe pse potencialin zhvillimor e ka të madh.

Për arsye të servilizmit të tij ndaj “shefave të mëdhenj”, për arsye të korrupsionit e të klientelizmit që e shoqërojnë këtë ministër kudo që shkon, si në Ministrinë e Kulturës ashtu edhe në Ministrinë e Bujqësisë, ai e meriton protestën e aktivistëve, dhe i meriton tërësisht vezët. Asnjë zyrtar i lartë i kësaj qeverie kriminale nuk do të mund të qëndrojë rehat, larg protestës së opozitës.

Gjatë zhvillimit të këtij aksioni gjashtë ose shtatë truproja të Memli Krasniqit kanë rrahur në mënyrën më brutale e më çnjerëzore, pa asnjë të drejtë, aktivistin Egzon Azemi.

Dëshmitarë të kësaj rrahje u bënë shumë qytetarë, që kanë qenë duke kaluar në atë kohë në Rrugën “Rexhep Luci”. Më pas Egzon Azemi është dërguar në polici.

Egzon Azemi ka ushtruar një të drejtë themelore si qytetar, atë të protestës, dhe për këtë arsye askush nuk ka të drejtë ta privojë nga liria apo ta arrestojë. Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistit Egzon Azemi, dhe respektimin e të drejtave të tij.

Po ashtu, kërkojmë nga policia evidentimin dhe arrestimin e menjëhershëm të personave që e kanë rrahur aktivistin Egzon Azemi, të cilët janë truproja të Memli Krasniqit. Nuk guxojmë kurrë të lejojmë që truprojat “të bëjnë ligjin” në vendin tonë.”

Next Post

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Laç, radhë deri në 5 KM (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In