• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Veza dhe pula. Drejtësia dhe demokracia

by Eduard Zaloshnja
13/06/2016 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja

Teksa është diskutuar shumë për 2/3, 3/5, dhe “vendet e rezervuara” të reformës në drejtësinë shqiptare, janë dëgjuar në mediat tona edhe zëra (më i shquari ndër ta Lubonja), që i mëshojnë idesë se, për sa kohë zgjedhjet në Shqipëri nuk sjellin në pushtet forca të reja vërtet demokratike, sado e mirë të bëhet reforma, ajo s’do të ketë vlerë. Në fakt, këto janë vetëm zëra, sepse nuk bëhet fjalë për një debat të mirfilltë rreth kësaj teme.

Në thelb, kjo është një pyetje filozofike e tipit “Cila ka ekzistuar e para, veza apo pula?” Dhe pas dështimeve të disa përpjekjeve demokratizuese në një sërë vende të botës, janë shtuar mendimtarët botërorë që i mëshojnë më shumë një drejtësie të pavarur nga politika, sesa zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Francis Fukuyama, ndoshta filozofi politik më i lexuar sot në botë, ka shkruajtur dy vëllime me nga 550 faqe rreth kësaj teme (seria Rendi Politik). Përfundimi kryesor në të cilin arrin Fukuyama, pasi analizon shtetet e ndryshme në 3000 vjetët e fundit, është se demokracia mund të lulëzojë vetëm në vende ku sundon ligji (por nuk sundohet përmes ligjeve), dhe ku administrata shtetërore është e ndërtuar në bazë të meritokracisë. Përndryshe, shkruan ai, demokracia s’është veçse një garë mes partish, të cilat synojnë të vijnë në pushtet përmes zgjedhjesh, për të shfrytëzuar vendin në favor të drejtuesve dhe të militantëve që i mbështesin ata.

Edhe Fareed Zakaria ka shkruar dy libra rreth kësaj teme (Bota post-amerikane dhe E ardhmja e lirisë). Ai arrin në përfundimin se mund të flitet për demokraci liberale vetëm kur sistemi i drejtësisë funksionon i pavarur nga pushteti politik dhe kur ai shërben si një kontrollues dhe balancues i ekseseve të ndryshme të politikës dhe të shoqërisë. Përndryshe, shkruan ai, kemi të bëjmë me një demokraci iliberale. Sipas Zakarias, demokracia liberale filloi të lulëzonte në Britani para 250 vjetësh, sepse atje ekzistonte një drejtësi e e rreptë dhe e pavaraur – edhe pse vetëm 5% e popullsisë kishte të drejtë vote atëherë.

Paddy Ashdown, ish-guvernatori de fakto i Bosnjës, duke reflektuar mbi përvojën e atjeshme, pas Marrveshjes së Dejtonit, ka shkruar se Perëndimi shpenzoi shumë para për të zhvilluar partitë, shoqërinë civile dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në Bosnjë. Dhe pati sukses në këtë drejtim. Partitë e OJQ-të u fuqizuan, dhe zgjedhje të lira e të ndershme u zhvilluan disa, duke prodhuar rrotacione pushteti, si në nivel qendror edhe lokal. Por korrupsioni dhe krimi i organizuar rritej nga viti në vit, me fuqizimin e partive dhe të OJQ-ve, si dhe me ndërrimet e pushtetit. Do të kishte qenë më mirë, ka thënë Ashdown, që të kishim shpenzuar një fraksion të parave që shpenzuam, për të përgatitur 10 prokurorë e 10 gjykatës të aftë e të ndershëm, që të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në këtë mënyrë do të kishim hedhur themelet për ngritjen e një demokracie liberale.

Rreth kësaj teme jo vetëm është shkruar, por edhe është vepruar. Në shtete si Rumania, Kroacia, Bullgaria, Ukraina, Guatemala e Hondurasi, ku BE dhe/ose SHBA kanë interesa jetike për të ndërtuar demokraci liberale, Perëndimi ka ndihmuar fuqimisht për ngritjen e njësive speciale të hetimit dhe të akuzës, për të vënë pas hekurave figura shumë të larta politike, të korruptuara ose të lidhura me krimin e organizuar. Bazuar në këtë përvojë, SHBA dhe BE po ngulmojnë fort që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Shqipëri.

Në kushtet aktuale, sado të lira e të ndershme, sado elektronike e biometrike të bëhen zgjedhjet vitin që vjen, PS-ja mbetet në pushtet, nëse LSI-ja nuk ndahet nga PS-ja. Ndërsa nëse LSI-ja ndahet nga PS-ja, PD-ja mund të vijë në pushtet me ndihmën e LSI-së, dhe pavarshisht lindjes së ndonjë partie të re.

Duke patur parasysh ekuacionin e mësipërm elektoral, edhe vendi nuk do të ketë ndonjë përfitim imediat nga zgjedhjet e reja. Nëse koalicioni PS-LSI nuk prishet, ai do të mbesë në pushtet, pavarsisht se sa të lira e të ndershme bëhen zgjedhjet. Ndërsa nëse LSI-ja rikthehet te koalicioni PD-LSI, ne do të rishohim një qeveri të ngjashme me atë të para tre vjetëve.

Siç ka thënë Fukuyama, në një vend ku nuk sundon ligji i pavarur nga politika, demokracia s’është veçse një garë mes partish, të cilat synojnë të vijnë në pushtet përmes zgjedhjesh, për të shfrytëzuar vendin në favor të drejtuesve dhe të militantëve që i mbështesin ata…

Next Post

Presidenti Duka u drejtohet lojtarëve të Kombëtares: Luani pa presion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet -

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

November 6, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

November 6, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

November 6, 2026
BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

November 6, 2026
“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In