Një 21-vjeçare nga Fieri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku studentja e Ekonomikut me inicialet A.D., ka kryer aktin ekstrem të vetëflijimit, duke pirë fostoksinë.
Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës. Por edhe më tragjike e bëjnë ngjarjen fjalët prekëse të babait të viktimës. “Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai së bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt. A.D., studionte për ekonomi në Tiranë, ndërsa rrinte në godinën 24-25.
ma.me