Komisioni Venecias do të japë opinionin përfundimtar për ligjin e vettingut, në 7 dhjetor. Burime pranë këtij Komisioni pohojnë se është zhvilluar një mbledhje paraprake, për të marrë në shqyrtim kërkesën e bere nga Gjykata Kushtetuese. Nga kjo mbledhje, Komisioni i Venecias ka dalë me një komunikim paraprak, i cili i është përcjellë palës shqiptare ku shprehen se të gjitha nenet e ligjit të vettingut janë në përputhje me Kushtetutën. Në këtë mënyrë bien përfundimisht edhe të gjitha përpjekjet e PD-së për të shtyrë sa më shumë që të jetë e mundur vendimin e Venecias për vettingun, duke shpikur lloj- lloj marifetesh aspak serioze për një forcë politike siç është përkthimi. Vendimi i Kushtetues për pezullimin e Vetting-ut me kërkesë të PD-së, ka bllokuar edhe procesin e hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE. PD ka votuar kundër negociatave Shqipëri- BE, duke u profilizuar tashmë si një forcë politike antiperëndim.
Opinioni përfundimtar i Venecias do të jepet në 7 dhjetor. Përgjigja e Venecias do t’i përcillet ambasadorëve të Unionit të atashuar në Bruksel. Ky opinion merret parasysh për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë, pikërisht në mbledhjen e dhjetorit. Pala shqiptare do të njihet zyrtarisht me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias në datën 9 dhjetor.
Me. Ar