• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vettingu” do të kryhet nga ekspertët amerikanë dhe zyra juridike në Bruksel

by Aalison Pearse Stevens
19/08/2016 13:51
Individual customer service care personalization marketing segmentation and targeting customer relationship management (CRM) and headhunter human resources concepts. Businessman with magnifying glass focused on one person.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe politikanët e kanë marrë me qetësi situatën pas miratimit të reformës në drejtësi. Duket se janë qetësuar qysh në momentin, kur ndërkombëtarët pranuan të tërhiqen sa i përket rolit të tyre në procesin e vetingut.

Por, në të vërtetë asgjë nuk ka ndryshuar nga drafti i parë i reformës në drejtësi, në pikën për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut.

Zyra juridike e Brukselit në bashkëpunim me ekspertët amerikanë  të FBI-së do të përgatisin të gjithë infrastrukturën e nevojshme për kryerjen e procesit të vetingut.

Në kushtetutë roli i tyre është përcaktuar si asistues, por në të vërtetë ata do të kujdesen për të gjitha detajet e përgatitjes së infrastrukturës për këtë proces.

Burime zyrtare nga komisioni i reformës në drejtësi, i thanë 27.al se prokurorët shqiptarë që po përzgjidhen dhe do të kenë të drejtën ligjore për të kryer këtë proces, do të jenë të asistuar në çdo hap, në çdo detaj të tij.

Me pak fjalë, vetingu do të kryhet nga ekspertët e huaj, ndërkohë që do të marrë vulën e prokurorëve shqiptarë. Këta të fundit  janë përzgjedhur me shumë kujdes për të qenë në lartësinë e duhur të detyrës, të cilën ata do ta firmosin si proces të kryer prej tyre.

Roli i ndërkombëtarëve në proçesin e vetingut ishte pjesa më e diskutuar e miratimit të reformës në drejtësi, kryesisht ditët e fundit në prag të miratimit në Kuvend të saj.

Ka qenë opozita që këmbënguli në verifikimin me kujdes të rolit të ndërkombëtarëve, për gjoja moscënimin e sovranitetit të Shqipërisë.

Pas shumë negociatash u gjet formula e duhur dhe reforma në drejtësi u miratua me votat e 140 deputetëve të Kuvendit. Pati nga ata që nuk e votuan nenin për rolin e ndërkombëtarëve, por në një numër të papërfillshëm votash në Kuvend.

Ndryshimet kushtetutese u votuan midis natës së 21 e 22 korrikut ndërsa shtatë ligjet e reformës në drejtësi nuk janë votuar ende.

Janë shtatë ligje që e bëjnë funksionale kushtetutën e re, të cilat pritet të votohen brenda këtij muaji. Megjithë thirrjet e ndërkombëtarëve, palët në politikën shqiptare mundën ta shtyjnë procesin e votimit të shtatë ligjeve, në një marrëveshje të dukshme mes tyre.

Nuk pati asnjë ngut për miratimin e këtyre ligjeve as opozita, por as mazhoranca, as Basha as Meta, por as Rama.

Megjithatë, miratimi i shtatë ligjeve është një proces që do të ndodhë shpejt, i cili do t’i hapë rrugë proçesit të vetingut të gjyqtarëve e më pas atij të politikanëve e gjithë  zyrtarëve të shtetit shqiptar.

ma.me

Next Post
Habitet Prishtina, dikush po vjedh gomat e makinave (Foto)

Habitet Prishtina, dikush po vjedh gomat e makinave (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In