• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu/ Të dhënat e DSIK: 200 gjyqtarë e prokurorë kanë pasur kontakte me krimin

by A R
20/07/2018 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 800 gjyqtarë e prokurororë të cilët po i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, 200 janë cilësuar paraprakisht të papërshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Informacioni u bë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pas një beteje ligjore me DSIK për transparencën e të dhënave.

Paraprakisht Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka identifikuar se nga 800 subjekte të vetingut, 200 prej tyre kanë pasur kontakte me “krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës”. Shifrat u publikuan nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit (KShH), pas një vendimi të Gjykatës Administrative për të detyruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) të lëshonte informacionin e kërkuar nga KShH si e dhënë publike.

Sipas njoftimit për shtyp të KShH, DSIK  ka “dalë në konkluzionin për papërshtatshmëri për vijimin e detyrës për 200 subjekte rivlerësimi nga 800 në total”.  Ajo i bëri me dije KShH-së se kryesisht bëhej fjalë për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo korrupsion. “Asnjë subjekt i konstatuar me kontakte të papërshtatshme nuk është vlerësuar si i përshtatshëm nga ana e DSIK për vazhdimin e detyrës”, thuhet në njoftim.

DSIK bashkë me Inspektoratin  e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), konsiderohen institucione ndihmëse të vetingut. Ato bëjnë një vlerësim paraparak të subjekteve të rivlerësimit, të cilin ia vënë në dispozicion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili sidoqoftë bën hetimet e tij dhe vlerëson ose jo informacionin e marrë.

Në shumicën dërrmuese të rasteve në proceset e zhvilluara deri tani që kanë rezultuar me shkarkim, raportet e DSIK dhe ILDKPKI ka qenë pozitive dhe shkarkimi ka ardhur vetëm pas hetimeve të vetë komisionit. Megjithatë deri tani të paktën në 6 raste shkarkimi është vendosur edhe bazuar mbi pastërtinë e figurës. Megjithatë vendimi i KPK-së për papërshtatshmëri në rastin e Admir Thanzës u mor duke mos u bazuar në raporti e DSIK, por në informacionin e marrë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Po ashtu në rastin e gjykatësit Artan Zeneli ishte KPK që i kërkoi DSIK-së të rihetonte dosjen, pasi më herët e kishte cilësuar të përshtatshëm. Ndërkohë papërshtatshmëri u gjet edhe në rastet e gjykatësve Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe prokurorit Adriatik Cama.  Në një rast kur DSIK i dërgoi KPK një raport negativ për një gjyqtarë duke e konsideruar të papërshtatshëm, raporti i tyre u rrëzua pas hetimeve të vetë Komisionit.

Në njoftimin për shtyp KShH e thekson faktin se “të dhënat e ofruara nga organet ndihmëse, duke përfshirë ato të DSIK-së nuk janë të detyrueshme për institucionet e rivlerësimit”. Ndërkohë KShH bëri me dije se vënia në dispozicion e informacionit u bë vetëm pasi Gjykata Administrative vendosi në favor të Komitetit, duke lënë në fuqi një vendim të 5 shkurtit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, që i konsideroi këto të dhëna si publike. Në njoftim KShH thotë se “pavarësisht vonesës në zbatimin e këtij vendimi, informacioni i vendosur së fundmi në dispozicion nga DSIK ka aktualitet dhe rrjedhimisht interes për publikun”.  Po ashtu Komiteti Shqiptar i Helsinkit këmbngul në zbatimin e “ligjit për të drejtën e informimit në kuadër të vetingut” duke theksuar se kjo ndihmon në në rritjen e besimit të publikut te procesi./BIRN

a.ç

Next Post
Tentoi të vrasë Lul Berishën në 2005, ekstradohet atentatori kosovar i dënuar me 20 vjet burg

HISTORIA/ Atentatet ndaj Lul Berishës, si shpëtoi në vilën e tij nga anti-tanku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktit

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In