Procesi i Vettingut vijon me një tjetër gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit zhvillohet sot seanca dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxha. Seanca pritet të nisë në orën 11:00. Trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa.
Gjyqtarja Xhoxhaj është anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese që shqyrtohet nga KPK-ja, pas gjyqtarit Fatos Lulo, i cili u shkarkua pasi nuk justifikonte dot pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, si dhe gjyqtarja Vitore Tusha, që rezultoi e pastër. KPK ka shkaruak edhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, dhe prokuroren e Prokurorisë së Shkodrës, Besa Nikëhasani.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale./a.m.